Kusht nga BE/ Panele diellore në çdo shtëpi, detyrim për çdo banesë të re nga viti 2026

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të plotësimit të kritereve për tu integruar në Bashkimin Europian, Shqipëria si detyrim ka edhe përshtatjen e legjislacionit në fushën e performacës së energjisë në ndërtesa.

Apartamente banimi, me qira, ndërtesa të reja por dhe institucionet duke filluar nga 2026 duhet të plotësojnë kërkesat minimale të performancës energjetike të vendosura nga qeveria për zvogëlimin e emetimit të gazeve serrë dhe mbështetjen në energjinë e rinovueshme.

“Duke filluar nga viti 2026, të gjitha ndërtesat e reja duhet të projektohen për të shfrytëzuar energjinë diellore në bazë të rrezatimit diellor të zonës dhe për të mundësuar instalimin e teknologjive diellore me kosto efektive.”

Çka do të thotë se në secilat ndërtesa do të vendosen panele diellore me qëllim rritjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme. Ky ligj do të zbatohet për ndërtesat e reja dhe ato që rinovohen, nga faza e projektimit deri në marrjen e lejes së shfrytëzimit.

“Të gjitha ndërtesat e reja duhet të jenë pa emetime nga viti 2028 për ato publike dhe nga viti 2030 për të gjitha ndërtesat. Nga viti 2027, ndërtesat në pronësi të autoriteteve publike do të kenë detyrimin e të qenit pa emetime.”

Në projektligj është parahsikuar edhe sesi do të veprohet me ndërtesat ekzistuese.

“-Ndërtesat që i nënshtrohen rinovimit të konsiderueshëm duhet të përmbushin kërkesat minimale të performancës energjetike. -Elementët ndërtimore që riparohen ose zëvendësohen duhet të respektojnë këto kërkesa për aq sa është e mundur teknikisht dhe ekonomikisht. -Autoritetet lokale duhet të garantojnë përmbushjen e kërkesave për ndërtesat që aplikojnë për leje ndërtimi.”

Objektiv i projektligjit është arritja e objektivave klimatike dhe nxitja e qëndrueshmërisë në sektorin energjetik dhe atë të ndërtimit.

Lexo edhe :  Plagosi nënën me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për 25- vjeçarin

Por zbatimi i tij mund të hasë në vështirësi si investime të konsiderueshme, që mund të jenë një barrierë për pronarët e ndërtesave dhe zhvilluesit, si dhe tregu mund të ketë rezistencë ndaj ndryshimeve, sidomos nëse ato kërkojnë ndryshime të mëdha në infrastrukturë.

Për shtimin e përdorimit të energjisë së gjelbër qeveria 2 vjet më parë nisi diversifikimin e burimeve. Kush instalonte panele diellore subvencionohej deri në 70% të kostove. Nëpërmjet kësaj skeme një familje do të kursejë nga 2 mijë deri në 4 mijë lekë në mua/K.B

Të fundit

Ter Stegen vijon “luftën” me Barçën, nuk nënshkruan asnjë raport mjekësor

Marc-Andre ter Stegen vazhdon t’i rezistojë me vendosmëri presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po...

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit. Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri për...

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

Nga Leonard Veizi Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi...

Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë...

Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa deri në mbyllje të mediave

Elvin Luku Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh...

Lajme të tjera

Web TV