Dosja e SPAK, Meta dhe Kryemadhi kërkojnë pafajësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PL Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e masës “detyrim për paraqitje” që GJKKO ka vendosur ndaj saj, si e përshirë në dosjen Meta për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Kryemadhi e ka dorëzuar ankimimin përmes postës ditën e shtunën. Ajo duhet të paraqitet këtë të hënë në SPAK në orën 12:00 për të zbatuar masën detyrim paraqitje.

Ndërsa mësohet se edhe Meta do të ankimojë vendimin, të cilin do ta dorëzojë këtë të hënë. Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohej për tre vepra penale.

Më 23 tetor, GJKKO la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj bashkëshortes së Ilir Metës, deputetes Monika Kryemadhi, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë, u zëvendësua masa e sigurimit personal ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

Javën e kaluar, në deklaratën për mediat pasi Gjykata e Posaçme konfirmoi masën detyrim paraqitje për të, Monika Kryemadhi tregoi edhe një komunikim që ajo pati me avokatin Genc Gjokutaj në sallën e gjyqit.

Kryemadhi u shpreh se avokati duhet të kishte kërkuar burg për të dhe detyrim paraqitje për Metën pasi për veprat e saj po akuzohet ai pa asnjë faj.

“Unë sapo i thashë Genc Gjokutajt që është një avokat joserioz pasi duhet të kërkoje detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest me burg për mua. Sepse 167 faqe janë veprat e mija për të cilat akuzohet Meta. Nuk ka lidhje Ilir Meta. Ka qenë kryetar parlament, president. Këto janë absurditete”, tha Kryemadhi. /   S.M

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV