Kur do largohet koronavirusi? Nga Kina vjen një tjetër paralajmërim i frikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në të gjithë botën, njerëzit janë duke pritur që koronavirusi të përfundojë sa më parë dhe ata të kthehen në jetën normale.

Por qyteti kinez, Wuhani i cili është vendi prej nga rrodhi koronavirusi është akoma larg normalitetit.

Kur zyrtarët në Wuhan lehtësuan kufizimet e lëvizjes më 8 prill, pas izolimit prej 76 ditësh të qytetit, banorët dhe bizneset lokale mësuan shpejt se rihapja qytetit do të ishte katastrofale.

Me gjithë heqjen e masave të ashpra,  shumë dyqane janë ende të mbyllura, restorantet janë të kufizuara dhe madje edhe kur qytetarët dalin jashtë ata ende mbajnë pajisje mbrojtëse dhe përpiqen të shmangin njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, media e kontrolluar nga qeveria ka sugjeruar që planet për të rikthyer qytetin në prodhim 100% deri në fund të prillit mund të jenë “shumë optimiste”. Por, kjo gjë është shumë larg realitetit.

Frika nga një valë tjetër e koronavirusit

Më e keqja ende nuk ka kaluar. Qytetarët dhe drejtuesit e bizneseve u shprehën për CNN se koronavirusi do të ishte çështje kohe, por një valë e dytë e Covid-19 përfshiu Wuhanin, duke sjellë bllokimin e radhës dhe duke i dhënë edhe një tjetër goditje tjetër për ekonominë.

Këtë javë autoritetet e shëndetësisë në Wuhan raportuan edhe 19 raste të reja me  koronavirus. Wuhanit do t’i duhet rrugë e gjatë për t’u rikthyer në normalitet, po aq edhe pjesës tjetër të botës. Kjo ka sjellë edhe frikën nga një valë tjetër të koronavirusit dhe duket se rikthimi në jetën e mëparshme do të jetë ende shumë larg. /Përshtati nga CNN për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV