“40 mijë USD për të kryer sulme terroriste në Shqipëri”, zbardhen përgjimet për terroristin e ISIS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i terroristit të ISIS, Komron Zukhurev, në Shqipëri.

“BalkanWeb” shkruan se 24-vjeçari është pjesë e një celule, që planifikonte sulme në Gjermani, ku deri tani 9 prej anëtarëve kanë rënë në pranga.

Hetimet gjermane kanë zbuluar se kjo celulë kishte bërë të rinjtë bashkë dhe ishin nisur për të shkuar në Taxhikistan për të marrë pjesë në luftimet kundër qeverisë si pjesë e ‘xhihadit të armatosur’. Më pas, ata kanë ndryshuar objektiv, duke vendosur që të kryenin sulme në Gjermani.

Kjo celulë, ku ishte pjesë dhe 24-vjeçari i arrestuar në Tiranë, kishte kontakt me udhëheqësit islamikë të nivelit të lartë në Siri dhe Afganistan, nga të cilët merrnin udhëzime. Në përgjimet e kapura nga hetuesit gjermanë, kjo celulë terroriste kishte siguruar armë dhe municione, si edhe para për të kryer sulme terroriste jo vetëm në Gjermani.

Në një komunikim me një prej anëtarëve të identifikuar si Ravsan B. hetuesit zbuluan se ai kishte marrë përsipër që të kryente një sulm në Shqipëri dhe do të paguhej 40,000 dollarë. Por, më vonë gjatë planifikimit të këtij sulmi, ai hoqi dorë. Më vonë, në mars të këtij viti nga kjo celulë u arrestuan 5 vetë në Gjermani, përfshi edhe Ravsan B., ndërsa 4 të tjerët u arrestuan në fillim të prillit, po në Gjermani.

Të fundit

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta...

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin planet e tij për të...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Lajme të tjera

Web TV