Si të luftojmë shtimin në peshë, në shtëpi, pa palestër dhe dietë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta në karantinë është vërtet sfiduese dhe kjo është më e pakta që mund të themi. Izolimi ka ndryshuar jetën tonë mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht. Askush nuk mund tju fajësojë nqs këto ditë keni braktisur palestrën, stërvitjen apo dietën dhe nuk jeni menduar dy herë për të ngrënë një ëmbëlsirë apo akullore.

Por ekspertët e shëndetit rekomandojnë disa hapa, që mund tju kthejnë në rrugën e duhur, të paktën atje ku ishin përpara pandemisë. Dr.David Buchin thotë se në spitalin ku ai punon, në Huntington, ka një përqindje të lartë të pacientëve që përballen me Covid-19, që janë obezë.

Pacientët mbi peshë janë më të rrezikuarit ndaj koronavirusit. Por një studim i fundit tregoi gjithashtu se tek pacientët nën 60 vjec, obeziteti dyfishon rrezikun për tu hospitalizuar për Covid-19. Mjekët nuk sugjerojnë dieta strikte apo një program intensiv stërvitor teksa qëndroni të mbyllur në shtëpi.

Praktikisht kjo do të ishte e pamundur. Por ka disa hapa të lehtë do të ndihmonin cdokënd në këtë situatë që të humbasin peshë dhe të mbrojnë vetën ndaj komplikacioneve që mund të na shkaktohen nga virusi por edhe nga sëmundje të tjera si diabeti apo sëmundje të zemrës, që përpos pandemisë, mbeten si nga shkaqet kryesore të vdekjeve në nivel global. Ja disa këshilla: Së pari, bëni pazar të mençur. Blini ushqime të shëndetshme, fruta e perime dhe peshk.

Së dyti, menaxhoni stresin. Ankthi dhe stresi, kryesisht në ditë si këto që po jetojmë nuk i bën mirë askujt. Kjo ndjenjë shton më shumë oreksin, që përkthehet në kg. Së treti, përpiqeni të flini sa më qetë dhe në orar. Ndoshta në këto ditë karantine, për shumë kënd gjumi vjen orar pa orar por edhe gjumi i tepërt disa herë gjatë ditës, mund tju shëndoshë. Dhe së fundmi, edhe pse në shtëpi, mundohuni të lëvizni.

Lexo edhe :  Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

Digjni kaloritë më shumë se gjatë një ditë të zakonshme. Qëndrimi ulur përpara televizorit apo kompjuterit, për javë të tëra, nuk bën asgjë përveçse magazinon dhjamin në të njëjtin vend. Ndaj, edhe në qoftë se nuk keni mundësi për tu stërvitur, së paku stërvitni trurin, përmes gjumit, qetësisë shpirtërore dhe pak lëvizje./Fjala.al/Burimi:CNN

Të fundit

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Lajme të tjera

Web TV