Vetëvendosje i drejtohet ‘Kushtetueses’ pas dekretimit të Hotit si kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’i kërkuar opinion ligjor mbi vendimin e presidenti Hashim Thaçi për të dekretuar Avdullah Hotin si kryeministër të Kosovës.

Rexhep Selimi, kreu i Grupit Parlamentar të VV-së, iu drejtua Gjykatës pak minuta pasi Thaçi kishte bërë publik vendimin.

“Sapo dorëzuam kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë për dekretin e presidentit, këtë që e bëri në kohën e pandemisë. Me këtë dekret ne vlerësojmë që presidenti ka vazhduar të shkel Kushtetutën. Jo rastësisht në këtë kohë, ku po përfundon java e punës, kur e dimë që nesër është festë, presidenti është kujdesur që bashkë me bashkëpunëtorët e tij që po ja kërkojnë këtë që qoftë gjykatën Kushtetuese ose administratën, ta gjej të pushuar si pasojë e festës”, tha Selimi.

Lëvizja Vetëvendosje i mbetet qëndrimit se pas rrëzimit të qeverisë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por presidenti Thaçi thotë se deputetët e zgjedhur më 6 tetor kanë të drejtë të votojnë për një qeveri të re.

Avdullah Hoti vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike dhe është propozuar për të qenë kryeministri në qeverinë e re që pritet të votohet në Kuvend. LDK ka arritur një koalicion me AAK, AKR dhe NISMA-n për të formuar qeverinë e re, pasi arriti të rrëzonte nga pushteti, me anë të një mocioni mosbesimi, Lëvizjen Vetëvendosje, ish-partner në koalicion.

Brenda 15 ditësh, Hoti duhet të prezantojë në Kuvend qeverinë e re, e cila duhet të votohet nga deputetët.

Të fundit

“Lideri i PS është vetëm Rama! Nano ka qenë pazarexhi, e ndihmoi Meta…”

Botuesi i gazetës "Koha jonë", Nikollë Lesi, është shprehur për Euronews Albania se Partia Socialiste ka vetëm një lider...

Kush i zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin dymijenjëzetepesë, me tregtimin e arit në një nivel rekord mbi tremijë e nëntëqindetridhjetedy dollarë...

57 mln euro import energjie në 6 muaj! Importi u pesëfishua, del raporti

Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për...

“Izraeli nuk ka guxim, nga pas fshihet SHBA”

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas tre sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Si mund të përgjigjet Irani pas superbombave?

Nga Andrea Nicastro, Corriere della Sera Duke përdorur bombardues të rëndë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka zgjedhur rrugën e ndjekur gjithmonë nga kryeministri izraelit...

Lajme të tjera

Web TV