I afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit të PD, ky është terroristi i arrestuar në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesëtari i ISIS që u arrestua në Shqipëri, mësohet të jetë 24 vjeçari nga Taxhikistani i identifikuar si Komron Zukhurov, ndërsa është i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit të PD-së, Asllan Dogjani.

Ai u vendos në pranga mbrëmjen e djeshme në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ndërsa ishte strehuar në një familje nga Taxhikistani në zonën e Laprakës dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës organizatës së huaj terroiste të themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të kryer sulme në emër të ISIS raposton ABC Neës.

Në datën 15 prill grupi i tij u godit nga shteti gjerman, ndërsa mediat gjermane raportuan se njëri nga anëtarët e kësaj ceule Ravsan B. kishte pranuar një urdhër për të kryer një vrasje në Shqipëri, për të cilin do të paguhej 40 mijë dollarë.

Ravsan B., një refugjat nga Taxhikistani në Ëuppertal, kishte rënë dakort që të vriste një biznesmen shqiptar pas telefonatës që mori nga një numër suedez ku i thuhej se “duhet të varroste një njeri të ndyrë”.

Megjithatë kjo gjë u arrit që të verifikohej vetëm pas kontrollit që autoritetet i bënë celularit të tij. Ndërsa gjysma e parave janë “për vëllezërit”,  thuhej në përgjimet që iu gjeten Ravsan.B, pasi pjesën tjetër duket se do ta mbante për veten dhe shokët e tij në Gjermani.

Autoritet gjermane ndaluan terroistët që të mund të kryenin vrasjen në Shqipëri. Prokuroria e përgjithshme bëri me dije se Ravsan B. ka qenë në Shqipëri bashkë me shokun e  tij Sunatullokh K. për të kryer sulmin, por dështuan.

Më tej hetimet treguan se nga gjashtë anëtarët e grupit terrorist, tre prej tyre kanë qenë në Shqipëri, ndërsa katër të tjerë tashmë janë prapa hekurave.

Lexo edhe :  Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Banda kriminale ishte bashkuar me ISIS në Janar të vitit 2019 dhe kishin kontakte me dy udhëheqës të lartë të organizatës në Siri dhe Afganistan, nga të cilët merrnin udhëzime për veprimet e tyre./Fjala.al/

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV