Vota e emigrantëve, Gjiknuri propozon ndryshime në Kodin Zgjedhor bashkë me opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kodi zgjedhor pritet të pësojë disa ndryshime 6 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare 2025 për të mundësuar votën e emigrantëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve javët e fundit është përfshirë në diskutime për modalitetet e votimit të emigrantëve nga ku një prej problemeve më evidente është dërgimi me postë i votës të atyre që do të dëshirojnë të votojnë nga diaspora.

Sipas KQZ-së, asnjë prej operatorëve ndërkombëtarë të kontaktuar nuk merr përsipër në më pak se 30 deri 45 ditë në sjelljen e zarfeve me fletët e votimit.

Për të shmangur dështimin e votës të diasporës Damian Gjiknuri, Sekretar për Organizimin dhe çështjet Zgjedhore në PS, në një intervistë për Top Channel propozon një zgjidhje e cila kërkon edhe vullnetin politik të opozitës.

“Ky është një shqetësim që do të kërkonte ndryshime në Kodin Zgjedhor. Mendoj se mund të bëhet ndonjë modifikim në kod vetëm për këtë gjë. Mendoj që edhe nga ana e opozitës duhet të ketë vullnet për ta bërë këtë. Nuk është dëshirë politike, por proces politik”, shprehet Gjiknuri.

Sipas kodit aktual zgjedhor subjektet politike dorëzojnë në KQZ listën e kandidatëve jo më vonë se 50 ditë para datës të zgjedhjeve.

Por a është e gatshme PS për të publikuar e listës së kandidatëve shumë herët në kohë krahasuar me zgjedhjet e shkuara, për mos t’u bërë pengesë për votën e emigrantëve?

“Partia Socialiste është e gatshme që të modifikohet data për paraqitjen e listave të kandidatëve me qëllim realizmin e kësaj çështjeje”, tha ai.

Damian Gjiknuri shpjegon se përse PS ngulmon në votimin elektronik edhe në Tiranë në parlamentaret e 2025.

“Ka zgjedhje me shumë kandidatë dhe kjo do e bëjë fletën e ngarkuar në qarkun e Tiranës. Ndaj them që propozimi i PS është në aspektin teknik. Mendojmë se është zgjidhja e duhur. Problemi që unë kam është konfuzioni i zgjedhësve në fletën e votimit. Se kuptoj pse duhet hequr votimi elektronik”, tha më tej deputeti socialist. S.B

Të fundit

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha gjuhësore, një nga pengesat më...

Lajme të tjera

Web TV