Rebeshe shiu, dëborë dhe temperatura të ulëta/ Ç’pritet të ndodhë me motin këtë javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për këtë javë.

Porja tha se ditën e sotme priten reshje shiu në zonat jugore të vendit, ndërsa moti në pjesën qëndrore dhe veriore do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas meteorologes, reshjet e shiut në Shqipërinë qëndrore dhe veriore pritet të nisin vetëm gjatë mbrëmjes së ditës së sotme.

Ajo shtoi se veriu dhe verilindja e vendit, për tre ditë me radhë, do të përfshihen nga reshje dëbore, duke bërë që temperaturat të arrijnë deri në -2 gradë celcius.

“Sot ka reshje në zonat jugore të vendit. Veriu dhe zona qëndrore paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të ditës. Shfaqjen e reshjeve në zonat qëndrore dhe në veri, e presim sot vonë pasdite. Presim 3 ditë reshje shiu dhe dëbore.

Nesër gjatë natës dhe të premten do të ketë reshje dëbore në veri dhe verilindje. Rebeshet do të jenë afatshkurtra në skajin jugor të territorit shqiptar. Pjesa e parë e ditës së sotme vijon me vranësira kalimtare. Veriu dhe një pjesë e verilindjes janë në vlera -1, -2 gradë celcius”, tha Porja./e.t

Të fundit

Baton Haxhiu kërkoi mbylljen e RTSH-së, reagon Mevlan Shanaj:

Aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit...

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe kompanisë Albchrome, është shkarkuar...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Lajme të tjera

Web TV