Inteligjenca sociale: Çfarë është dhe si mund ta rrisni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një individ që karakterizohet nga inteligjenca sociale është një person që arrin të kuptojë se si ndihen të tjerët dhe nga intuita di se çfarë të thotë në situata të ndryshme. Mund të konsiderohet si “aftësi njerëzore”, por në fakt ajo çfarë vërtet zotërojnë këta njerëz njihet si inteligjencë sociale.

Teoria e inteligjencës sociale u përhap për herë të parë nga psikologu amerikan Edward Thorndike në vitin 1920.

Ai e përcaktoi atë si “Aftësia për të kuptuar dhe menaxhuar burra dhe gra, djem dhe vajza, për të vepruar me mençuri në marrëdhëniet njerëzore.” Askush nuk lind me intelingjencë sociale, sepse kjo e fundit përfshin një grup aftësish të cilat individi i mëson me kalimin e kohës.

Shenjat e inteligjencës sociale

Dëgjimi efektiv: Një person që zotëron inteligjencë sociale nuk dëgjon thjesht për t’u përgjigjur, por i kushton vëmendje çfarë po thotë personi tjetër.

Aftësi për të biseduar: Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme për të biseduar dhe mund të flasin absolutisht me të gjithë njerëzit. Kanë takt, përshtaten lehtë, janë me humor dhe mbajnë mend detaje rreth njerëzve, gjë e cila bën që biseda të jetë e këndshme.

I kushtojnë rëndësi përshtypjes që lënë te të tjerët: Njerëzit inteligjentë socialë e konsiderojnë të rëndësishme përshtypjen që lënë te njerëzit e tjerë dhe kjo karakteristikë konsiderohet si një nga elementët më të ndërlikuar të inteligjencës sociale.

Si të rrisni inteligjencën sociale

Kushtojini vëmendje njerëzve që ju rrethojnë: Njerëzit inteligjentë socialë janë vëzhgues dhe i kushtojnë vëmendje njerëzve me të cilët rrethohen. Nëse shihni dikë që ka aftësi të mira për të ndërvepruar me të tjerët, përpiquni të shihni si sillen dhe çfarë thonë.

Lexo edhe :  10 rregulla për të përballuar vapën në tavolinë: nga frutat dhe perimet te bishtajoret

Punoni për të rritur inteligjencën emocionale: Megjithëse e ngjashme me inteligjencën sociale, inteligjenca emocionale ka të bëjë më shumë me mënyrën sesi kontrolloni emocionet tuaja dhe se si lidheni me të tjerët. Një person emocionalisht inteligjent mund të njohë dhe kontrollojë ndjenjat negative, të tilla si zhgënjimi ose zemërimi, kur është në një mjedis të caktuar shoqëror.

Respektoni dallimet kulturore: Kërkoni informacione për dallimet kulturore, në mënyrë që t’i kuptoni ato. Nje person me inteligjencë sociale e kupton që të tjerët mund të reagojnë në varësi të edukimit dhe kulturës së tyre.

Praktikoni dëgjimin aktiv: Zhvilloni inteligjencën tuaj sociale duke punuar në aftësitë e komunikimit — gjë që kërkon dëgjim aktiv. Kjo nënkupton se nuk duhet të ndërprisni të tjerët, por t’i dëgjoni ata deri në fund.

Vlerësoni njerëzit e rëndësishëm në jetë: Njerëzit me inteligjencë sociale kanë marrëdhënie të thella me njerëzit që kanë kuptim për ta. Kushtojini vëmendje emocioneve të bashkëshortit/es dhe fëmijëve, miqve, bashkëpuntorëve dhe kolegëve. Nëse i injoroni njerëzit më të afërt, do ta keni të vështirë të lidheni me ta. S.B

Të fundit

“Situata kriminale në Sarandë”/ Zhupa: Policia të mos bëj pushime, por të marrë masa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër lidhur me situatën e rendit në Sarandë, duke e cilësuar...

I nxehti godet Ballkanin/ Rajoni merr masa, Serbia përballet me mungesë energjie

Temperaturat e larta ne Ballkan kane detyruar autoritetet te bejne thirrje per kujdes te shtuar ndaj qytetareve dhe puntoreve. Ministria e Shëndetësisë ne Kosove...

Zjarret në Shqipëri/ BE mobilizon flotën e zjarrfikësve nga ajri

BE-ja mobilizoi flotën e saj të zjarrfikësve për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në qarqet e Vlorës dhe Dibrës. Tre aeroplanë nga Greqia dhe...

Lobimet në SHBA dhe lidhjet personale me Metën, thirret në SPAK Gerald Gjeogjini

Gerald Gjeogjini është thirrur sot në SPAK si person në dijeni për lobimet në SHBA në vitin 2014 dhe lidhjet e tij personale me...

Shqipëria thyen rekordin, gati një milion makina në rrugë

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria ka regjistruar afër një milion automjete në qarkullim. Sipas Institutit të Statistikave (Instat), në fund të...

Lajme të tjera

Web TV