Balla: Kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit të hetimorit nuk përmbush asnjë parakusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla u shpreh se kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit të hetimorit të shëndetësisë nuk përmbush asnjë parakusht.

‘Kërkesa e 7 deputetëve nuk përmbush asnjë parakusht. Që të zgjatet komisioni i ka dhënë kompetencën vetë komisionit ta bëjë zgjatjen. I ka dhënë Kuvendit vetëm kompetencën për ta ngritur. Si parakusht ligjvënësi ka vendosur që në komision të bësh një vendim të ndërmjetëm. Ka ndodhur dy herë dhe është zgjatur. Është vendosur me konsensus. Ky vendim nuk ka ndodhur, sot në orën 16:00 i mbaron mandati komisionit hetimor. Tani bëhet një teatër deri sa të vejë ora. Ju vetë sot e keni sabotuar me dëshirë. Këtu ishim para një jave, pse nuk erdhët.

Pse nuk parashtruar një vendim të ndërmjetëm në komision? Nuk ka ndodhur. Rregullorja e Kuvendit, doni apo s’doni kemi një problem aty, neni 25 është neni më i shkurtër dhe natyrshëm duhet dhe prandaj do kishit bërë mirë të kishit ardhur te kom i posaçëm dje për të diskutuar dhe për nevojën që ka Kuvendi për të rregulluar gjithë kuadrin e vet të brendshëm sepse e vërteta është që kjo është rregullorja. Ju mund të hidheni përpjetë deri në 4 kur të mbyllet sepse Kuvendi nuk ka asnjë kompetencë ta bëjë këtë gjë sa kohë që ne nuk kemi para një vendim të ndërmjetëm. Të kishit ankimuar vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve. Debati me ty për rregulloren e Kuvendit është një debat që nuk mund të bëhet me palë të barabarta.

Prandaj ose formuloni një kërkesë për të ankimuar vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve dhe të shprehet salla edhe pse nuk ka bazë sepse në fund të fundit kërkesa e 7 deputetëve nuk bazohet asgjëkundi. Nuk kemi thënë në nenin 19 që 7 deputetët kanë të drejtë të kërkojnë zgjatjen e hetimit. Pak jurisprudencë e keni mësuar’, tha Balla./E.T

Të fundit

Merkatoja po del dështim! Liverpool 60 mln euro për yllin e Barcelonës

Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati...

Punë pak, lekë shumë! Deputetët marrin 300 mijë euro paga, 220 mijë euro dietat

Kjo është vetëm një nga seancat plenare të muajit qershor, kur pas zgjedhjeve të 11 majit, rikthimi në parlament i deputetëve të legjislaturës së...

Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë. Mësohet se zjarri fillimisht...

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Lajme të tjera

Web TV