Dita e Punës, Balla: Mirëpresim nga BE mbështetje të fortë me Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës Partia e Socialistëve Europianë (PES), mblodhi sëbashku përmes në videokonference Partitë Socialiste, Social Demokratike, Partitë Laburiste Demokratike nga gjithë Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia janë të vendosur për të celebruar këtë ditë edhe pse në mënyrë të veçantë.

Gjatë videokonferencës mbajtën fjalën e tyre figura të spikatura të PES si Sergei Stanishev, Paolo Gentiloni, Elisa Ferreira, Nicholas Scmits, Helena Dalli, David Sassoli, Pedro Sanchez etj.

Gjatë kohës që po fliste në videokonferencë Presidneti i PES, Sergei Stanishev, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla përmes një shënimi në rrjetin social facebook deklaron se edhe socialdemokratët në Ballkanin Perëndimor dëshirojnë të shohim të njëjtin nivel angazhimi nga BE në rajon.

“Ne socialdemokratët në Ballkanin Perëndimor dëshirojmë të shohim të njëjtin nivel angazhimi nga BE në rajonin tonë.

Takimi i liderëve BE-Ballkan Perëndimor i 6 majit 2020 parashikohet të përshkruajë parametrat e plotë të mbështetjes afatgjatë. Një plan i plotë mendoj se do të paraqitet më vonë këtë vit në formën e një Plani Ekonomik dhe Investimeve për rajonin.

Deri më tani, BE ka premtuar të mobilizojë një paketë të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e fortë për Ballkanin Perëndimor, deklaron Balla.

Sipas Ballës, Bashkimi Evropian ka vepruar shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në adresimin e pandemisë COVID-19, përmes ndihmës financiare si dhe qasjes së rajonit në shumë nisma të BE-së.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Ne socialdemokratët në Ballkanin Perëndimor dëshirojmë të shohim të njëjtin nivel angazhimi nga BE në rajonin tonë.
Takimi i liderëve BE-Ballkan Perëndimor i 6 majit 2020 parashikohet të përshkruajë parametrat e plotë të mbështetjes afatgjatë. Një plan i plotë mendoj se do të paraqitet më vonë këtë vit në formën e një Plani Ekonomik dhe Investimeve për rajonin.

Lexo edhe :  Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Deri më tani, BE ka premtuar të mobilizojë një paketë të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e fortë për Ballkanin Perëndimor.

Të mërkurën, Komisioni Evropian njoftoi mbi 3.3 miliardë euro ndihmë financiare të BE-së të mobilizuar së bashku me Bankën Evropiane të Investimeve në dobi të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Kjo paketë do të adresojë shëndetin e menjëhershëm dhe nevojat njerëzore si rezultat i pandemisë COVID-19, si dhe ndihmë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Mund të konfirmoj se Bashkimi Evropian ka vepruar shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në adresimin e pandemisë COVID-19, përmes ndihmës financiare si dhe qasjes së rajonit në shumë nisma të BE-së.

Të fundit

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive...

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo ka folur për vështirësitë dhe...

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të cilët 187 janë pacientë aktivë...

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

Lajme të tjera

Web TV