Çfarë po fshihet? Mjeku Fauci kërkon të flasë, por Donald Trump e ndalon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë ka ndalur Dr. Anthony Fauci, një nga ekspertët kryesorë të task-forcës ndaj koronavirusit, që të dëshmojë përpara Dhomës së Demokratëve javën e ardhshme mbi koronavirusin.

Dr. Anthony Fauci është ndaluar të dëshmojë në seancën e ardhshme pëpara komitetit të Edukimit dhe Shëndetësisë mbi koronavirusin. Ne jemi informuar nga një zyrtar i administratës se Shtëpia e Bardhë e ka ndaluar Dr. Faucin të dëshmojë,” është shprehur për CNN zëdhënësi i Komitetit të Edukimit dhe Shëndetësisë, Evan Hollander.

Zëvendës sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë Judd Deere konfirmoi vendimin e presidentit Trump.

Ndërsa Administrata Trump vazhdon përballjen e saj me koronavirusin, për të nisur hapjen e sigurt të vendit dhe përshpejtimin e zhvillimit të vaksinave, është kundër-produktive që të përfshihen individë të tjerë në këtë proces në seancat e Kongresit”, tha Deere në një deklaratë për mediat. “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me Kongresin për të ofruar dëshmitë në kohën e duhur”, shtoi ai.

Sidoqoftë, duket se Fauci pritet të dëshmojë para një komiteti të Senatit të udhëhequr nga republikanët gjatë muajit maj.

Ai do të dëshmojë para Komitetit të Shëndetit, Edukimit, Punës dhe Pensioneve të Senatit më 12 maj.

Fauci është larguar vazhdimisht nga inkuadrimi i Trumpit për trajtimin e pandemisë së qeverisë federale

Vendimi për të mos e lejuarin Faucin të paraqitet para Dhomës së Demokratëve vjen pasi  po përgatitet një hetim në shumë fronte mbi menaxhimin e qeverisë ndaj koronavirusit. Disa nga hetimet tashmë janë duke u zhvilluar. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara kanë filluar edhe protestat për rihapjen e vendit, siç ishte edhe rasti i djeshëm në Miçigan. /Përshtati nga CNN, Fjala.al

Të fundit

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Lajme të tjera

Web TV