Studimi/Kjo vitaminë ju mbron nga koronavirusi dhe sëmundjet e tjera të rrezikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i realizuar në Britaninë e Madhe ka zbuluar se mungesa apo niveli i ulët i vitaminës D në trupin e njeriut, mund t’i bëjë ata më të prekshëm nga koronavirusi dhe mund ti çojë madje drejt vdekjes.

Studimi është publikuar në Britani por është realizuar në 20 vende të ndryshme të Bashkimit Europian, sa i përket normës së infektimit nga Covid dhe normës së vdekshmërisë.

Në studim zbulohet lidhja edhe mes vendeve që kanë mjaftueshëm vitamin D, që sigurohet edhe përmes rrezeve të diellit dhe numrit të të prekurve.Gjithsesi shkencëtarët, ndonëse bazuar mbi numra e statistika, ende nuk e kanë provuar shkencërisht lidhjen mes vitaminës D dhe prekjes nga koronavirusi. Por shkencëtarët nga Fondi i besimit në spitalin “Queen Elizabeth” këshillojnë konsumimin apo marrjen, edhe artificialisht të vitaminës D në formën e suplementit, pasi i mbron njerzit nga infeksioni me SarsCov2.

Edhe nëse personat janë prekur, vitamin D në nivele të kënaqshme rrit ndjeshëm shanset për të rimarrë vehten. Sipas statistikave ku është bazuar studimi, ata që kishin marrë vitamin D, kanë shëruar më shpejt qindra pacientë të infektuar, mes tyre edhe moshën e tretë.

Vitamina D mund të konsumohet përmes ushqimeve të caktuara, si peshku apo mund të prodhohet në qeliza edhe përmes ekspozimit në diell. Vitamina D mund gjithashtu të reduktojë tek njeriu rrezikun e sëmundjeve respiratore si gripi, tuberkuloza apo azma që në fëmijërinë e hershme./Përshtati nga Daily Mail, Fjala.al/

Të fundit

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të kërkesave të PDK dhe LDK...

Poja e “gradoi”, Juxhin Drazhi prangoset nga Interpoli në Spanjë

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Lajme të tjera

Web TV