U dhunuan në Londër/ Shqiptarët zbulojnë emrat e dhunuesve nga radhët e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turit të bashkëbisedimeve mes patriotit kryesocialist dhe diasporës nuk kishte si t’i mungonte Anglia, toka e premtuar për shqiptarët. Por kësaj radhe, gjërat do të merrnin një rrjedhë aspak të dëshiruar për kryeministrin dhe socialistët e mbledhur në sallë, sepse aty kishin hyrë edhe persona që kishin pakënaqësi për drejtimin që ka marrë Shqipëria në dekadën e fundit.

Pesë aktivistë mbanin një banderolë me mbishkrimin: deri kur; që nënkuptonte se deri kur shqiptarët do të detyroheshin të largoheshin nga vendi i tyre për shkak të keqqeverisjes. Kaq mjaftoi që truprojat e qeverisë t’i vërsuleshin protestuesve anti-Rama duke i dhunuar për disa minuta.

“Ne nuk kemi sulmuar askënd. Qëllimi i protestës ishte për t’i treguar Ramës që ne emigrantët nuk shitemi. U mblodhëm 150 veta. Aty kanë qenë shqiptarë pa përfaqësim partish, por secili vetëm si emigrant. Kemi 35 vjet dhe akoma shqiptarët rrezikojnë jetën në gomone. Për ditë vdesin njerëz në kanalin anglez”- thanë protestuesit për emisionin Piranjat.

Por kush ishin ata që rrahën shqiptarët e Londrës?

“U sulën 10 vetë, ishin shqiptarë, pjesë e security të Taulant Ballës, Benet Becit, Pjerin Ndreut, sepse secili ka pas rreth 10 me vete, sikur po shkonin në luftë. Na kanë rrahur me mjete të forta, me grushta në kokë. Njëri përfundoi në spital. Më shumë na vranë shqipërisht, që na goditën shqiptarët tanë. Ne thjesht protestuam ndaj keqqeverisjes, s’bëmë asgjë tjetër.”

Përtej kësaj ata theksuan se kjo dhunë nuk do t’i ndalojë aspak për të vazhduar protestat, por i bëjnë thirrje shqiptarëve që të marrin guximin dhe të rrëzojnë këtë sistem që i dërgoi rrugëve të botës./    S.M

Të fundit

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

“O Sali o hero, ty partia nuk të do”/ Açka: U kam thënë deputetëve të PD-së…

E ftuar në  një emision televiziv Flutura Açka foli për përvojën e saj në zgjedhjet e vitit 2021 dhe mënyrën si funksionon Partia Demokratike. Ajo...

“Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani

Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa. Elton...

Të huajt nuk i ndahen Shqipërisë/ Numër i lartë prenotimesh edhe gjatë vjeshtës

Turistët e huaj po vazhdojnë të shfaqin interes për të vizituar Shqipërinë edhe përtej sezonit veror. “Vjeshta dhe pranvera janë dy periudhat kur funksionon më...

Lajme të tjera

Web TV