Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Kurti konfirmon se ka të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës po vijon operacion të gjerë, duke bastisur disa shtëpi në lidhje me sulmin terrorist në rrjetin e ujësjellësit. Kryeministri Kurti konfirmoi se ka edhe të arrestuar pa specifikuar detaje duke thënë se veprimet policore po vijojnë. Ai ka thënë se të gjithë përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Pasi vizitoi vendin e ngjarjes, në fshatin Varagë në Zubin Potok, Kurti u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që të kërkojnë llogari te Serbia për sulmin.

“Uashingtoni e Brukseli të kërkojnë llogari te Serbia, eksplozivi është vendosur nga profesionistë. Nuk ka mundësi të vendoset nga një individ, por nga grupe që marrin paga nga Serbia”, tha Kurti pasi vizitoi vendin e ngjarjes në fshatin Varagë në Zubin Potok.

“Nuk është e rastësishme heshtja e Vuçiçit, po shohin dëmet që ka shkaktuar në mënyrë që të shohin çfarë episodesh të ndërmarrin. Është sulmi i tretë në 72 orë”, shtoi Kurti./e.t

Të fundit

Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij...

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26...

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari...

Lajme të tjera

Web TV