FSHF-qeveri! Lufta e rindezur nga coronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga përplasjet publike me një zëvendëskryeministër tifoz, te ligji për sportin që ishte premtuar por ende ka mbetur në letër, e deri te paratë e munguara për të mbështetur sferën më popullore të sportit në planet…që rrotullohet në Shqipëri. Në kohë pandemie zhvillohen edhe luftëra të ftohta, një modeste e tillë po konsumohet në aksin FSHF-qeveri.

Ultimatumi i UEFA-s për të dhënë një përgjigje të qartë brenda 25 Majit nëse do të luhet kampionati, apo do të mbyllet me renditjen aktuale, ngjalli te Duka edhe një lloj nxitimi për të kërkuar sqarime nga qeveria. Kërkesa e tij mesa duket ka shkuar në kosh….

FSHF insiston në disa opsione. I pari ra pasi kishte synim stërvitjen më 2 maj dhe nisja e kampionatit më 20 maj. Por për të përfunduar garat në fund të korrikut duhet më shumë se kaq. Duka insiston se ka patur rialokim të fondeve nga UEFA dhe FIFA, por me vetëdijen se askush nuk ia kontrollon dhe askush nuk e pyet si u shpenzuan, insiston se janë pak për të mbështetur ata 30 mijë persona që merren direkt apo indirekt me futbollin.

30 mijë persona….Kaq pretendon numri 1 i FSHF por ndoshta në një kontroll të lehtë, shumë prej tyre janë në të zezë.

Duka është zhgënjyer edhe më parë e me gjasë nuk do jetë e fundit. Ai ka patur përplasje direkte në dhjetëra raste me zëvendëskryeministrin Braçe, madje e ka cilësuar “kone”. Por për parulla shumë më pak ofenduese, tifozeri të tëra janë gjobitur…e çfarë mund të bëhet me Dukën…asgjë.

Ligji për sportin ka qenë një tjetër pikë përplasjeje mes qeverisë e FSHF e duket se në këtë të fundit, futbolli ka të drejtë. Shumë presidentë ngurrojnë të shpenzojnë para që nuk u njihen, por kjo çështje kalon në plan të tretë, deri kur të mbarojë pandemia…

Të fundit

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të...

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në...

A është e vërtetë që Hermann Göring kishte një vëlla “të mirë”?

Albert Göring, vëllai i udhëheqësit të fuqishëm nazist Hermann, ishte turpi i familjes: ai kundërshtoi regjimin dhe ndihmoi hebrenjtë falë mbiemrit të tij. Tabela që...

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Dritan Lleshi, i cili do të duhet...

40 mln euro për një shqiptar, Igli Tare nuk bën shaka te Milani

Milani ka bërë lëvizjen e parë konkrete për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, duke paraqitur një ofertë zyrtare...

Lajme të tjera

Web TV