Koronavirusi/ Mjeku ngre alarmin: Bëhuni gati të gjithë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chris Whitty, mjeku britanik ka paralajmëruar një valë të dytë të koronavirusit, gjatë stinës së dimrit, e cila parashikohet të jetë më e rëndë dhe mund të përhapet më shpejt se vala e parë.

Profesori dhe mjeku Whitty thotë se vendet që kanë ndërmarrë masat e lehtësimit duhet të bëjnë shumë kujdes pasi pandemia duhet mbajtur në kontroll edhe për muajt në vazhdim dhe nuk duhet menduar vetëm për tani.

Mjeku kundërshton kryeministrin britanik, Boris Johnson i cili deklaroi dje se vendi e ka kaluar kulmin e koronavirusit.

Përmes një videoje në internet ai thotë se niveli i riprodhimit të virusit- që njihet si R, duhet të mbahet poshtë njëshit, që do të thotë se çdo i infektuar nuk duhet që të infektojë mesatarisht më shumë se një person tjetër. Në të kundërt ai parashikon rëndim të situatës:Duhet të sigurohemi që R-ja të mos shkojë më lart se një, në të kundërt do goditemi shumë me keq me një valë të dytë. Covid-189 na ka shtruar një rrugë shumë të gjatë dhe zhdukja teknikisht duket e pamundur, thotë profesor Whitty.

‘Ne nuk e dimë akoma, është shumë herët. Mund të ketë ndonjë element sezonal për këtë virus që ne nuk e dimë ende. Nëse po, siç ndodh me shumicën e viruseve që prek frymëmarrjen, ka gjasë të transmetohet, dhe kjo me gjasë do ndodhë prapë në dimër! Dimri është më keq se vera, pranvera dhe vjeshta sa i përket viruseve dhe ne duhet të mendojmë për këtë se dimri nuk është larg. Nëse ruajmë masat e distancimit social, ka të ngjarë të shohim efekte pozitive edhe në dimër, mund të kemi më pak raste edhe gripi dhe viruse të tjera të transmetueshme’, shtoi mjeku.

Të fundit

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Rama publikon pamjet nga Tirana: Do hiqen të gjitha ngrehinat pa leje

Kryeministri Edi Rama përmes pamjeve të aksionit për lirimin e hapësirave publike, të publikuar në rrjetet sociale, thekson rëndësinë e këtij procesi të iniciuar...

Milani ofron 30 mln euro për yllin e PSG, por duhen… dyfish më shumë

Milani ka interes për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos. Trajneri Luis Enrique nuk ka probleme me sulmuesin, por do të preferonte një lojtar...

Lajme të tjera

Web TV