Filmat më të kërkuar nga njerëzit në gjithë botën janë ata të cilët përcjellin një mesazh të fort saqë mund ta ndryshojnë jetën tuaj. Nëse nuk i keni parë akoma këta filma duhet ti shikoni menjëherë, ja cila është historia e tyre.
Fight Club
Fight Club është shfaqur në vitin 1999, dhe ka bërë për vete mendjen e të gjithë atyre të cilët e kanë shikuar atë. Vetëm realizimi i këtij filmi e ka bërë të mjaftueshem që ky film të meritojë statusin e një filmi kult, por kthesat e papritura përgjatë filmit e kanë bërë atë një prej filmave më të mirë të bëra ndonjeherë.
Good Will Hunting
Ky film flet rreth Will Hunting, një pastrues në MIT i cili është nje gjeni i vërtetë. Një psikolog (Robin Williams) e ndihmon atë të kuptoj se çka dëshiron nga jeta, dhe…pjesa tjeter është histori! Ky film është një kombinim i plotë i emocioneve, që do t’ju bëjnë të qeshni, të vajtoni dhe të buzëqeshni më shumë se kurrë më parë. Sidoqoftë, mësimet që do t’i merrni në këtë film, do të mbeten me ju përgjate gjithë jetës suaj.
Pay it Forward
Në këtë film një djalë i ri mundohet me të gjitha forcat ta bëjë botën një vend më të mirë, dhe mund të them me plot bindje se është një prej filmave me të dhimbshem të cilët i kam shikuar. Do të shtoja me shumë, por nuk dua t’ju humbas kënaqësine e të shikuarit. Ju lutem, nëse doni të shikoni ndonjë film prej kësaj liste, filloni prej këtij filmi!
Hachi: A Dog’s Tale
Do ta shikoja këtë film pa ndalur gjatë gjithë jetës sime, dhe nuk do të merzitesha kurrë. Flet rreth një njeriu dhe lidhjen e tij me një qen të braktisur të cilin e merr në shtepi. Më besoni, pasi ta shikoni këtë film ju do të krijoni nje respekt të thellë për kafshët në përgjithësi.
What dreams may Come
Është një film rreth një njeriu të quajtur Chris Nielson (Robin Williams) i cili vdes në një aksident makine. Pas vdekjes ai është i udhëzuar në jetën e përtejme nga një udhëzues shpirtëror, Alberti. Bota e tij e re është e bukur dhe mund të jetë çkado që Chris e imagjinon. Edhe fëmijët e tij janë atje. Por, kur gruaja e tij, Annie, bën vetëvrasje dhe dërgohet në ferr, Chris i injoron paralajmërimet e Albertit dhe fillon udhëtimin për të shpëtuar gruan e tij. Më vonë, Chris e kupton se shpëtimi i Annies është më i vështirë se sa që e ka imagjinuar.