Bundesliga në pikëpyetje/ Tre anëtarë të FC Koln rezultojnë pozitiv me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre anëtarë të FC Koln rezultuan pozitiv për koronavirus dje gjatë provave të mëparshme në të cilat po kalojnë të gjithë futbollistët. Kjo rrit presionin ndaj Bundesligës, e cila planifikon të jetë kampionati i parë i madh europian që rifillon kampionatin në maj.

“I gjithë ekipi dhe menaxhimi i Koln-it, si dhe stafi teknik, u testuan të enjten për Covid-19. Tre persona dolën pozitivë, ndonëse të gjithë janë asimptomatikë,”- tha ekipi gjerman, i cili nuk do të konfirmojë emrat “të personave të prekur.” Sipas faqes së internetit të gazetës Bild, bëhet fjalë për dy lojtarë dhe një trajner.

Njoftimi i klubit të qytetit të North Rhine-Westphalia ka shkaktuar të dridhura për përkrahësit e etur për rifillimin e kampionatit, të ndalur që nga mesi i marsit për shkak të pandemisë Covid -19.

Bundesliga është kampionati kryesor i futbollit në Evropë që synonte të rifillonte kampionatin: Ministria e Sporteve ka konsideruar një rifillim “në mes të majit ose në fund të majit” pas dyerve të mbyllura. Javën e kaluar, lidhja gjermane (DFL) tha se ishte e gatshme të rifillojë nga 9 maji, pas dyerve të mbyllura, duke aplikuar masa higjienike dhe duke vlerësuar lojtarët rregullisht.

“Shëndeti dhe privatësia e lojtarëve dhe stafit kanë përparësi mbi gjithçka tjetër. Masat e mësipërme dhe strategjia e testimit të rregullt kanë treguar se ne tani mund të reagojmë me zgjidhje individuale, “-tha menaxheri i Koln-it, Horst Heldt në njoftimin për shtyp të klubit.

Në Gjermani, i konsideruar një nga vendet evropiane që ka frenuar më së miri koronavirusin, qeveria dhe rajonet miratuan të enjten një katalog masash që lehtësojnë presionin e mbajtjes në izolim. Një vendim i fundit ndoshta për Bundesligën mund të merret një 6 maj./Fjala.al/Katerina Tafa

Të fundit

Ndikimi i ndryshimit të orës dhe këshilla për t’u përshtatur

Sot shënohet e diela e fundit e muajit mars, që do të thotë se ora është shtyrë një orë...

Nuk është Carlo Ancelotti, Brazili gjen trajnerin e ri

Jorge Jesus do të drejtojë Al Hilal edhe në Botërorin e Klubeve dhe më pas pritet të zyrtarizohet në krye të kombëtares braziliane, ku synimi...

Publikohet letra që zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes së Tupac nga Madona

Tupac Shakur ka vdekur për gati 30 vjet, por ai ende po bën që të flasin për të, ndërsa fansat mendojnë për marrëdhënien e...

Katër shenjat e horoskopit që nuk e durojnë vetminë dhe katër që e shijojnë

Vetmia mund të jetë ose frika më e madhe ose kënaqësia më e madhe, kjo varet nga karakteri i çdo personi. Dhe nëse besoni...

Ukraina e akuzon Rusinë për “krim lufte” pas sulmit në spital ushtarak

Kievi e ka akuzuar Moskën të dielën se ka kryer “krim lufte” pasi dronët rusë goditën një spital ushtarak në Harkiv, qytetin e dytë...

Lajme të tjera

Web TV