FOTO/ Në këmbë e ngjitur me njëri-tjetrin, ja si po kthehen shqiptarët me Air Albania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa vendi ndodhet prej javësh të tëra në izolim dhe lehtësimi i masave po bëhet me rregulla strikte të distancës e higjienës, duket se e njëjta gjë nuk është duke ndodhur në avionët e Air Albania që sjellin shqiptarët e riatdhesuar në shtëpi.

Një ngjarje që nuk ishte parë ndonjëherë të ndodhë shfaqet në bordin e avionit, ku distanca duhet të ishte primare.

Njerëz duke qëndruar në këmbë, disa duke u mbajtur lart dhe shumë pranë njeri-tjetrit, pothuajse ngjitur, jo vetëm në ulëse, por edhe në korridorin mes tyre. Kjo është pamja e njerëzve në avionin e Air Albania dy ditë më parë në fluturimin nga Frankfurti në aeroportin e Rinasit.

Në këtë foto duket se të gjithë udhëtarët mbajnë maskë, por ama janë shumë pranë njeri-tjetrit, ndonëse distanca fizike është një nga masat e trumbetuara më së shumti si nga OBSH, ashtu dhe nga autoritetet e çdo vendi edhe pas daljes nga karantina. Qytetarët riatdhesuar pas kthimit do duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë./Fjala.al/

Të fundit

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së...

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të...

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht 1939, në Moskë. Ai përfaqësoi...

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Lajme të tjera

Web TV