Adoleshentin e qytetit të Bristoli-t e riatdhesojnë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adoleshenti që u riatdhesua pasi u trafikua në Mbretërinë e Bashkuar, ka fituar mbështetjen e më shumë se 250,000 njerzve.

Sameti mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 15-vjeçare nga Shqipëria. Por në shtator kur ai mbushi 18 vjeç zyra e Punëve të Brendshme refuzoi të drejtën e tij për të qëndruar në atë vend. Babai I tij kujdestar, John Stokes ka nisur një betejë ligjore që ai mos të largohet nga Anglia dhe ka nisur një peticion për të marrë dhe mbështetje nga njerëz të tjerë. Samet-i u shpreh se ishte i ngarkuar emocionalisht nga rezultati i peticionit. Peticionin e Change.org zoti Stokes e ka cilesuar si “fushatë kombëtare” për të rinjtë të cilët janë trafikuar. Brenda 7 javësh peticioni mori një çerek milionë firma dhe shifra vazhdon të rritet që nga ajo kohë.

Sameti, i cili është qytetar në Bristol, tha: “Në vend që të rrija të shihja televizor, isha duke parë firmat të cilat shtoheshin nga koha në kohë dhe pashë besimin te njerëzimi duke kuptuar kështu që ka realisht shumë njerëz të mirë të cilët më mbështesin. Z.Stokes i cili ka strehuar individë për më shumë se 30 vite, tha se e konsideronte Sametin si një pjesëtar të familjes i cili admirohej nga të gjithë shokët e tij të klasës dhe mësueset në kolegjin SGS në Filton. Z.Stokes u shpreh se njerëzit që janë gjendur në të njëjtën situatë si Sameti konsideroheshin si të ‘padukshëm’ pas njoftimit ku thuhej se nuk mund të qëndronin më në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ata nuk mund të gjejnë një punë, shtëpi, nuk mund të martohen, smund të kenë asnjë lloj benefiti,” –u shpreh ai. Ai apeloi kundër vendimit të zyrës së Punëve të Brendshme dhe është duke pritur miratimin për të paraqitur një çështje më të fortë. Zyra e Punëve të Brendshme në një deklaratë ka thënë: “Do të ishte e papërshtatshme nga ana jonë të jepnim informacion për këtë çështje ndërkohë që janë në zhvillim e sipër procedura ligjore”. Një këngë e titulluar “Unë jam një ushtar”, nga Stevie D Red, është regjistruar në mbështetje të Sametit dhe personave të tjerë në të njëjtën situatë si ai, dhe u rendit në vendin e dytë në grafikun e shitjeve më të mëdha të Amazonë-s në datën 4 dhjetor. Zoti Stokes tha se ky është një sensibilizim kundrejt të gjithë atyre të rinjve që janë trafikuar pasi ata janë ‘ushtarë që luftojnë për mbijetesë’. Që nga momenti që nisi zhvillimi i peticonit zoti Stoks tha se ai ishte kontaktuar dhe nga kujdestarë të tjerë që ndodheshin në situatë të ngjashme.

Të fundit

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

Për herë të parë, një agjenci e mbështetur nga OKB-ja ka konfirmuar zyrtarisht shpërthimin e zisë së bukës në qytetin e...

Nënstacioni i ri elektrik në Fier, Kryeministri Rama: Do rrisë sigurinë e rrjetit

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga përfundimi i nënstacionit të ri elektrik në Fier. Krahas pamjeve, cilëson se...

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ushtria e vendit do...

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë...

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një...

Lajme të tjera

Web TV