U kërkua ndryshimi i trupit gjykues/ Ja vendimi për Tahirin dhe Çelën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa e dy avokatëve të ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela, për ndryshimin e trupit gjykues që do merret me çështjen GJKKO është refuzuar.

Gjatë seancës së fundit u bë kjo kërkesë me pretendimin se personat në fjalë kanë gjykuar çështje të tjera të bashkëlidhura.

Dosja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës gjykohet nga gjyqtaret Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Ndërsa seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të zhvillohet në datën 14 maj, ora 10:30.

Rikujtojmë se çështja është ankimuar si nga Tahiri ashtu edhe nga Prokuroria. /Fjala.al/

Të fundit

Beteja për Kukësin, a do të ketë këtë herë përmbysje?

Votuesit në Qarkun e Kukësit pritet të zgjedhin tre deputetë më 11 maj, ku rezultati që merret me mend...

“Mos e bëni atë gabim”/ Rama: Opozita ka para për të blerë vota, unë nuk kam!

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama thotë se nuk është ai që ka para për të blerë vota, por opozita. Sipas Ramës, ai...

Reagon Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës

Ka dështuar sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u miratua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve. Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti...

Kur fatin ta vjedhin! Dy të rinj gjetën diamantin 6,5 milionë dollarë, por…

Në vitin 2017, në një fshat të vogël të Sierra Leones, dy adoleshentë, Komba Johnbull dhe Andrew Saffea, atëherë 16 vjeç, bënë një zbulim...

FOTOLAJM/ Ngrihet në KQZ zyra e posaçme që do të hetojë krimet zgjedhore

Një zyrë e posacme është ngritur në komisionin qendror të zgjedhjeve, e cila do të hetojë krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zyra...

Lajme të tjera

Web TV