Kurti apo Thaçi duhet të jetë kryeministër? Ja kë zgjedh lojtari i Kombëtares  

Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj ka shprehur mbështetjen e tij për  kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.

Në një post në Instagramin e tij ku shfaqet me mbesën e vogël, ndërsa e pyet nëse dëshiron Albinin apo Hashimin, futbollisti ka zgjedhur Kurtin.

“Andrra, më ka çu Albin Kurti një mesazh që nëse se qaf (përqafon) Andrra dajën Mërgim, bëhet Thaçi kryeministër. A do kështu ti të bëhet?”, thotë fillimisht Mavraj, ndërsa vogëlushja përgjigjet: “Po”. “Jo, qyqa Thaçi kryeministër”, thotë Mërgimi ndërsa shton: “Albin Kurti”.

Lojtari është shfaqur hapur në mbështetje të kauzën së Albin Kurtit dhe kundër Hashim Thaçit./Fjala.al/