Trump: Kartelet e drogës në Meksikë do t’i shpallim si organizata terroriste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se do t’i shpallë kartelet e drogës në Meksikë si “organizata të huaja terroriste”.

Trump në një aktivitet në Arizona tha se ata po përgatisnin një fushatë të re për të treguar efektet negative të drogës. Duke thënë se droga shkatërron trupin e njeriut, Trump deklaroi se do të nisë një operacion deportimi kundër drogës dhe emigrantëve të parregullt në mandatin e tij të ri.

Ai argumentoi se një nga prioritetet e tij është mbyllja e kufirit për emigrantët e parregullt dhe se ai do të “ndalojë pushtimin” e SHBA-së.

“Çdo anëtar i bandës së huaj do të deportohet dhe unë menjëherë do t’i shpall kartelet si organizata të huaja terroriste. Do ta bëjmë menjëherë këtë”, theksoi Trump.

Ai donte t’i shpallte kartelet si organizata terroriste gjatë mandatit të tij të parë, por e pezulloi këtë plan me kërkesë të presidentit të atëhershëm meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador.

SHBA-ja akuzon kartelin “Sinaloa” se është furnizuesi kryesor i drogës sintetike fentanyl, e cila vret “100 mijë amerikanë në vit”./e.t

Të fundit

Aurela Gaçe “ndryshon” karrierë, nga muzika kalon në moderim

Aurela Gaçe shumë shpejt do ta shohim në një projekt të ri, jo si këngëtare, por prezantuese të një...

Berisha takim në Pogradec: Do ulim taksat, nuk do ketë shqiptar që do marrë nën 500 euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në 34-vjetorin e themelimit të degës së PD në Pogradec, ku tha se ishte kjo forcë...

Putin aktor falë inteligjencës artificiale/ Historia e Presidentit së shpejti në kinema

Udhëheqësit rus Vladimir Putin i pëlqen të tregojë anën e tij të ashpër – por kundërshtarët e tij e shohin atë më shumë si...

Ndahet nga jeta muzikanti i madh i Soulit, Sam Moore

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare muzikanti i madh amerikan, Sam Moore, i famshëm për hitet e mëdha si pjesë e dyshes legjendare Sam...

Katër skenarët se çfarë mund të ndodhë me ishullin pas deklaratave të Trump

Në javët e fundit, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar interes të ri për të marrë kontrollin e Gorenlandës, një territor...

Lajme të tjera

Web TV