Plani i rindërtimit/ Rama: Shpronësimi të konvertohet me njësi banimi diku tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama, kryeministri i vendit së bashku me ministren e Kuluturës, Elva Margariti dhe ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka prezantuar planin e rindërtimit në Krujë.

Në një takim të zhvilluar online ka marrë pjesë dhe kreu i Bashkisë së Krujës, i cili u shpreh se është gati plani i shpronësimeve dhe nisja e prishjeve të objekteve të dëmtuara.

Ndërkohë, ministrja Margariti u shpreh e do jenë dy lagje të reja me një hapësirë ndërtimi prej 57 mijë e 737 m2 e do të strehohen 370 familje. Rama pas u njoh me planin tha se nuk do jetë vetë mundësi akomodimi për qytetarët, por do të bëhet dhe një transformim i zonës. Më tej kreu i qeverisë u tha ministrave dhe kreut të bashkisë që kur shpronësojnë qytetarët, mos të japin para në duar, por ta konvertojnë me njësi banimi ose traull diku tjetër.

“Nga ndërtimi një hapësirë shumë më të mirë dhe më ta favorshme se ajo që kanë. Edhe për të shmangur shpenzimet e tepërta, edhe ata që të kenë mundësi të fitojnë një pronë të patundshme të vlefshme… nëse nuk duan atëherë të fillojmë me procedurën e zakonshme të shpronësimit“, u shpreh ndër të tjera Rama.

Plani i prezantuar do të strehojë 370 familje që kanë mbetur në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit që shembi mijëra banesa e mori 51 jetë njerëzish.

Të fundit

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë...

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

Zelenski falënderon Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreh mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë dhe Presidentit...

1991 – Beteja e Vukovarit, si nisi lufta simbol për pavarsinë e Kroacisë

Beteja e Vukovarit ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe simbolike të Luftës së Pavarësisë së Kroacisë. Ajo filloi më 25 gusht 1991 dhe...

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Lajme të tjera

Web TV