Fico fton Zelenskyn për bisedime për transitin e gazit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime për transitin e gazit, në mes të mosmarrëveshjeve lidhur me vendimin e Kievit për të ndalur dërgesat me gazin rus.

Ukraina ndërpreu dërgesat e gazit për në Evropë në fillim të vitit, pas përfundimit të një marrëveshjeje për transit mes Kievit dhe Moskës. Me këtë vendim, Kievi po synon të ndalë të ardhurat nga energjia që Moska i përdor për të financuar pushtimin e Ukrainës, që ka nisur gati tre vjet më parë.

Fico tha se vendimi ka ndikuar te Sllovakia, që gjendet në kufi me Ukrainën, përmes çmimeve më të larta të gazit dhe humbjes së tarifave për dërgimin e gazit më tej në Evropë. Ai tha se synon që të rinisin dërgesat.

Fico tha në një letër të hapur drejtuar Zelenskyt, e cila u publikua nga zyra e tij, se një takim që do të mund të mbahej në Sllovaki pranë kufirit me Ukrainën dhe në të do të mund të diskutohej për zgjidhjet teknike për këtë çështje.

“Një takim i tillë do të krijonte bazë të mirë për një diskutim të hapur lidhur me furnizimet me gaz për Sllovakinë dhe shtetet e tjera përmes territorit ukrainas”, tha Fico.

Fico në të kaluarën ka thënë se është afër arritja e një marrëveshjeje që do të mundësonte vazhdimin e dërgesave të gazit përmes Ukrainës, duke ndryshuar paraprakisht pronësinë e gazit.

Por, ai ka deklaruar se Zelensky kishte refuzuar zgjatjen e afatit për dërgesat e gazit përmes Ukrainës gjatë një samiti të Bashkimit Evropian të mbajtur dhjetorin e vitit të kaluar.

Fico ka argumentuar se Evropa ka humbur miliarda euro nga rritja e çmimeve të gazit, që u shkaktuan nga mungesa e rreth 13.5 miliardë metra kub gaz që kaloi përmes Ukrainës vitin e kaluar, përfshirë 3 miliardë metra kub për konsum në Sllovaki./K.K

Të fundit

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës,...

“Serbia do të mbrohet me çdo mjet!” Vuçiç: Na futët në kaos që prej 1999

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi ashpër perëndimin, teksa akuzoi shtetet e mëdha për kolonializim modern te vendeve të vogla, përmes mjeteve jo ushtarake, si...

Netanyahu falenderon Trump pas thirrjes së anulimit të gjyqit për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar Presidentin amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit bëri thirrje për anulimin e gjyqit të zgjatur për korrupsion...

Kërkon largimin nga Barcelona, Igli Tare tenton ta sjellë në Milano

Aventurës së Andreas Christensen te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Danezi i pakënaqur me minutat e pakta të aktivizimit, ka kërkuar largimin...

Miliona dollarë për heqjen e non gratës, pse Trump e ‘zhyti’ Berishën keq?!

JAKIN MARENA Pyetja që mund t’ju drejtohet rëndom ‘skifterëve’ të Sali Berishës, të cilët bënë ‘varravingo’ për muaj të tërë nga Tirana në Uashington...

Lajme të tjera

Web TV