Dëshmia në GJKKO/Nuredin Dumani: Talo Çela në krye, 10 persona që Alibej i donte të vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën gjyqësore në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer emrat e personave që Erjon Alibej i donte të vrarë.

Sipas Dumanit, në krye të listës me 10 emra, qëndronte Talo Çela.

“Erjon Alibej me dha një listë me 10 emra në krye të listës është emri i Talo Çelës. Ishte Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Emiljano Ramazani, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza. Ai tha që shënjestër ishte Besmir Haxhia. Për të vëllain e tij Vikktorin tha se ishte viktimë rastësore. Për të vëzhguar lëvizjet e Emiljano Ramazanit ai është shprehur se kishin përdorur një instruktore palestre”, ka thënë Dumani.

Kujtojmë se Ramazani u vra në 20 korrik të 2020 në garazhin e banesës së tij pasi kishte dal nga palestra.

Gjithashtu, më herët, Nuredin Dumani deklaroi para Gjykatës së Posaçme në një seancë më dyer të mbyllura se për t’u liruar nga burgu në 2014 e ndihmoi krushku i ministrit të Drejtësisë. Ai deklaroi se ndërmjetës ishte avokati Alban Bengasi dhe se për lirimin pagoi shumën prej 40 mijë eurosh.

“Më siguruan një raport mjekësor që me jepte vetëm 3 muaj jetë”, tha Dumani.

Në 2014 Dumani rezulton të jetë liruar nga burgu për arsye shëndetësore. Prej asaj kohe ai kryente vrasje me pagesë dhe mbi bazën e dëshmisë së tij SPAK goditi disa grupe kriminale dhe hodhi dritë mbi disa krime të rënda të ndodhura ne Elbasan, Tiranë e Durrës. Seanca e radhës për Plumbin e Artë do të mbahet të enjten në orën 10:00./K.K

Të fundit

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Lajme të tjera

Web TV