Banka e Shqipërisë projekton ndryshime në rregullore për tavanet e interesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë kërkon të ulë sërish interesat e mikrokredive.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore ka propozuar disa ndryshime në rregulloren që përcakton tavanet e interesave që mund të aplikojnë bankat dhe institucionet e tjera financiare në kreditë konsumatore.

Deri më sot, ky limit llogaritej si mesatare e thjeshtë e interesave të aplikuara përgjatë 6 muajve të fundit, duke i shtuar edhe 1/3. Tanimë kjo shtesë bie, në përpjekje për të reduktuar më tej koston e huave të dhëna nga mikrofinancat.

Kursimi do të ndihet tek qytetarët si për këstet e kredive, ashtu edhe për shumën totale që do t’u duhet t’i kthejnë kredidhënësve.

Tavani i interesave nisi të zbatohej në vitin 2022, si një mjet për të ulur abuzimet nga mikrokreditë. Nisma uli fillimisht interesat maksimalë nga 171% para 3 vitesh në 95% sot, por zbritja ka qenë vazhdimisht e më pak e prekshme, për shkak të formulës./K.K

Të fundit

Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën

Nga Mero Baze Ndërkohë që ka filluar procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare si votuese për zgjedhjet e 11 majit,...

Princ Leka shpreh hapur mbështetjen për banorin e “Big Brother VIP 4”

Princ Leka Zogu II, ka shprehur hapur mbështetje për një prej konkurrentëve të këtij edicioni, Gjestin, i cili sapo është bërë pjesë e “BBV”,...

Tirana, qyteti i pestë më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një banese

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës...

Arrin nivelin më të lartë në dy vite, dollari “mposht” valutat e tjera

Dollari arriti të hënën nivelin më të lartë të dy viteve kundrejt monedhave kryesore. Monedha amerikane arriti kulmin në 110.08 duke zgjatur rritjen e...

Bardhi: Unë ndryshe nga Berisha, nuk e quaj SPAK “organizatë kriminale”!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi bëri një “lumë” akuzash ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Shkak për akuzat e Bardhit ishte mbyllja...

Lajme të tjera

Web TV