Analiza e VOA-s: Presidenti Biden në mbrojtje të politikës së tij për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joe Biden thotë se falë rolit të fortë drejtues të administratës së tij, “janë hedhur themelet” për administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, Presidenti Biden tha se mbështetja amerikane do ta ndihmojë Kievin të negociojë një përfundim të drejtë të luftës gati trevjeçare ndaj sulmit të Rusisë.

Lufta në Ukrainë po mbush tre vite, ndërsa vazhdojnë luftimet në disa qytete. Disa ditë përpara përfundimit të mandatit të tij, Presidenti Joe Biden reflektoi rreth objektivave të tij që nga fillimi i sulmit të forcave ruse në shkurt 2022.

Pikë së pari, për ta bashkuar botën në mbrojtje të Ukrainës. Gjithashtu për të shmangur luftën mes dy fuqive bërthamore. I arritëm të dyja këto”, tha Presidenti Biden.

Por, disa thonë se ai i mbivlerësoi gjasat për një përballje bërthamore me Rusinë.

“Kjo na detyroi të veprojmë në disavantazh dhe po kështu edhe ukrainasit”, thotë Evelyn Farkas, drejtore ekzekutive e Institutit McCain.

Për rrjedhojë, Uashingtoni nuk mundi të dërgojë armë më të fuqishme në Ukrainë. Njëkohësisht, disa republikanë e kritikuan Presidentin Biden për ato që i quajnë shpenzime të tepruara për ndihmën për Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës mbi 66 miliardë dollarë që nga fillimi i sulmit të Rusisë, përfshirë një paketë përfundimtare prej 500 milionë dollarësh të njoftuar nga Presidenti Biden javën e kaluar. Rreth 4 miliardë dollarë të miratuara nga Kongresi nuk janë lëvruar ende.

“Për disa nga fondet që kemi premtuar, janë duke u zbatuar kontratat dhe ndihmat do të mbërrijnë në javët në vazhdim, por gjithçka do të jetë në dispozicion të administratës së ardhshme që ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën”, thotë Mike Carpenter, nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Lexo edhe :  “S’pi ujë” diploma, papunësia te të rinjtë me arsim të lartë shënon rritje në vitin 2025

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka kritikuar ndihmat për Ukrainën dhe ka kërkuar që lufta të përfundojë më shpejt.

“Presidenti Putin dëshiron të takohemi. E ka thënë këtë madje publikisht dhe duhet ta mbyllim atë luftë. Është një rrëmujë e përgjakshme”, tha Presidenti i zgjedhur Trump.

Nën drejtimin e Presidentit Biden, objektivi ka qenë të ndihmohet Ukraina për sa kohë që do të nevojitet. Kjo mund të ndryshojë nën drejtimin e Presidentit të ardhshëm Trump, që e merr detyrën të hënën.

“Mendoj se arritja e një armëpushimi, demonstrimi i aftësisë së Trump-it për të negociuar, për t’i dhënë trajtë zhvillimeve botërore – kjo absolutisht që do të jetë në axhendë”, thotë Kristine Berzina, drejtuese në Fondin Gjerman Marshall.

Shumë në Evropë frikësohen se kjo mund të thotë se Ukraina do të detyrohet të pranojë kontrollin nga Rusia të disa prej territoreve të saj të pushtuara./K.K

Të fundit

Dueli Gjeli-Manja, a është nisja e një përplasjeje me ‘Republikën e Prokurorëve’?

Nga Ylli Pata Kërkesa për inspektim ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, është rasti i parë i një përplasje zyrtare të...

Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën

Gjashtë muaj pas debutimit të saj në Evropë, limuzina e re 6e i Mazdës po mbërrin në sallone. Në Evropë, Mazda 6e shitet ekskluzivisht si...

Politika në zi! Mbyll sytë përgjithmonë anëtari i njohur i partisë demokratike

Inxhinieri dhe kryetari i Partisë Demokratike në shumë komisione, Nikollaq Zisi është ndarë nga jeta këtë të premte. Lajmin e trishtë e ka dhënë...

Ky është interneti më i shpejtë në botë, shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Japonia ka vendosur një rekord të ri botëror në shpejtësinë e internetit – 1.02 petabitë për sekondë, që është rreth një milion gigabitë çdo...

Tragjedia e Diogo Jota-s/ Shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

Pikëllimi për ndarjen nga jeta të Diogo Zhotës mbetet e thellë dhe në Spanjë po zhvillohen hetime për shkakun e aksidentit, që i mori...

Lajme të tjera

Web TV