130 tërmete në 5 orë, gati të shpërthejë vullkani në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vullkani Bárðarbunga, i cili vlerësohet si i dyti më i madh në Islandë, ka shkaktuar më shumë se 130 tërmete në vetëm pesë orët e fundit, duke ngritur shqetësime për një shpërthim të mundshëm, sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze (IMO). Si masë paraprake, autoritetet kanë ngritur flamurin e verdhë në zonë, i cili tregon aktivitet të lartë mbi nivelet normale.

Bárðarbunga ndodhet në zonën më të madhe të akullt në Islandë, Vatnajökull, dhe shpërthimi i tij i fundit ishte në vitet 2014/15. Atëherë, ai lëshoi sasi të mëdha dioksidi të squfurit duke ndotur ndjeshëm ajrin, por pati pak efekt në fluturimet ndërkombëtare, pasi nuk prodhoi shumë hi vullkanik.

Zyra Meteorologjike raportoi se aktiviteti sizmik filloi të martën herët në mëngjes dhe përfshiu një tërmet të madh me magnitudë 5.1, ndërsa 17 tërmete të tjera ishin mbi magnitudën 3. Aktiviteti ka qenë në rritje muajt e fundit, me katër tërmete mbi magnitudën 5 të regjistruara në vitin 2024.

Sipas ekspertëve, përfshirë Valentin Troll nga Universiteti i Uppsala-s, një shpërthim mund të jetë i ngjashëm me atë të vitit 2014/15 ose të ndodhë nën akull, duke shkaktuar shpërthime të avullit nga përzierja e magmës me ujin e shkrirë.

Islanda ka përjetuar disa shpërthime të mëdha kohët e fundit, përfshirë ato në Gadishullin Reykjanes, ku shpërthimet kanë prekur infrastrukturën dhe kanë detyruar evakuime. Megjithatë, vendndodhja e largët e Bárðarbunga-s minimizon rrezikun për njerëzit dhe infrastrukturën./e.t

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV