Dokumenti/ Skënderbeu humbet gjyqin me FIFA-n, sulmuesi e ‘shkund’ financiarisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Skënderbeut ka humbur një tjetër gjyq, këtë radhë me FIFA-n, duke marrë një tjetër goditje të rëndë ekonomike.

Ekipi korçar humbi rastin e detyrimeve të prapambetura ndaj sulmuesit nga Gambia, Ali Sowe, i cili ishte huazuar prej klubit të Chievos dhe ka luajtur për Skënderbeun gjatë sezonit 2017-2018. Në atë sezon Skënderbeu pati rezultate shumë të mira, ndërsa futbollisti në fjalë u shpall si lojtari më i mirë i kampionatit. 25-vjeçari u larguar pas atij sezoni në Bullgari, ku u ble nga CSKA Sofie.

Në janar të vitit 2019 ai bëri kërkesë te FIFA për t’u paguar 38.144 euro, por në mars e tërhoqi ankesën, pasi kishte gjetur një akord me Skënderbeun që t’i paguhej një shifër prej rreth 23 mijë eurosh në dy këste, por mesa duket korçarët nuk ia dhanë kurrë këstin e dytë prej 10 mijë eurosh. Për këtë arsye Sowe kërkoi në maj të 2019-ës nga FIFA që të merrej me këtë çështje. Ndërsa më 27 maj 2019, përfaqësuesi i sulmuesit nga Gambia, i dha edhe 48 orë  kohë Skënderbeut që të respektonte marrëveshjen, por kjo gjë nuk ndodhi.

Teksa është marrë me këtë çështje në muajin shkurt të këtij viti, FIFA i dha të drejtë sulmuesit, që tashmë do të përfitojë rreth 24 mijë euro, pjesë e mbetur nga detyrimi fillestar i kontratës që kishin korçarët ndaj tij, po ashtu edhe ekstra 5 mijë euro të tjera si pasojë e vonesës.

Ky vendim i rëndë për xhepat e korçarëve erdhi në një kohë që Skënderbeut i jepet edhe 45 ditë afat që të paguajë lojtarin që nga momenti që ky i fundit do të jepte me shkrim numrin e llogarisë ku duhet të kalojnë paratë ose përndryshe hyn automatikisht në fuqi bllokimi i merkatos kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe do të do të kishte ndëshkime edhe më të rrepta disiplinore.

Lexo edhe :  Sot Kupa e Italisë, formacionet e mundshme Inter-Milan! Arnautovic nga minuta e parë

Bllokimi i merkatos në një kohë të tillë do ta rëndonte akoma më shumë edhe situatën e ekzistencës te korçarët, të cilët presin përgjigje nga Gjykata Federale në Zvicër për përjashtimin apo jo nga kompeticionet e UEFA-s./Fjala.al/

DOKUMENTI

Të fundit

Drogë me çanta drejt Greqisë nga malet e Korçës, Policia Kufitare kap 20 pako me hashash

Një sasi e konsiderueshme me hashash është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë, në bashkëpunim me Seksionin...

Befason Eleni Foureira: Bashkëshortin e fal nëse tradhton!

Eleni Foureira foli hapur për vështirësitë me të cilat përballej me ankthet e saj si nënë dhe pikëpamjet e saj për marrëdhëniet. Këngëtarja shqiptare,...

Merrte pako me kanabis nga SHBA-ja në pikat postare, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Në një operacion të përbashkët, janë goditur dy raste të trafikimit të Cannabisit me përqindje të lartë THC, të ardhur nga SHBA, me destinacion...

Zbardhen detaje të sherrit mes kushurinjëve në Fier, babë e bir shoqërohen në polici

Një sherr mes kushërinjve ka përfunduar në dhunë fizike me sende të forta në fshatin Cakran të Fierit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku...

BSH: Çmimet e apartamenteve u rritën me 44.5% vetëm në 6 mujorin e dytë të 2024-ës

Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur...

Lajme të tjera

Web TV