Raporti i Freedom House/ Rama: Shqipëria ka media të lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se media në Shqipëri është e lirë dhe shkruan çfarë do, duke theksuar këtu më shumë faktin që sipas tij edhe shpifin.

Nga emisioni i mëngjesit në “ABC News” me Enkel Demin, Rama u pyet lidhur me një emër konkret të një media-je që sipas tij shpifin, ndërsa kreu i qeverisë nuk pranoi që të veçonte emra gazetarësh apo media.

Pjesë nga diskutimi:

Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për fasadë. Përsa i përket lirisë së medias besoj që Shqipëria ka lirinë më të madhe të shpifjes në planet.

Enkel Demi: Mund të më jepni një rast konkret?

Edi Rama: Flas për median në tërësi. Është hapësirë e madhe, ka gjëra me vlerë po edhe shpifje. Kalojnë pa asnjë filtër. Pa asnjë faktim.

Enkel Demi: Pak a shumë si videoja e Spanjës.

Edi Rama: Ishte lapsus.

Enkel Demi: Pse për ju është lapsus dhe për ne është shpifje?

Edi Rama: Unë kërkova falje. Raportin nuk e kam parë, por në Shqipëri mund të thuash gjithçka por edhe shpifje.

Enkel Demi: Ju e thoni shpesh por kur ju kërkoj një emër konkret.

Edi Rama: Gazetarët dhe mediat nuk janë të gjithë njësoj. Edhe pse rrapi është rrap por ka lloj-lloj formash. Në Shqipëri askush nuk pengohet të thuhet.

Enkel Demi: Mos e thoni më në përgjithësi sepse Edi Rama është Rama nuk është Nard Ndoka.

Edi Rama: Unë e nisa në përgjithësi sepse edhe raporti flet për përgjithësi. /Fjala.al/

Të fundit

Vota e diasporës, dy arsye pse PD nuk mund të pretendojë rezultat të mirë

Deri më sot, mbi 117 mijë shqiptarë nga diaspora kanë dërguar zarfin e votimit në KQZ. Një shifër e...

Tomor Alizoti paralajmëron socialistët: Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët!

Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.” Më...

Diaspora shqiptare i befason të gjithë, nuk do ta besoni sa vota kanë mbërritur në KQZ

45.34% e emigrantëve që u regjistruan për të votuar nga jashtë, tashmë e kanë sjellë zarfin me votën e tyre në Shqipëri. Që prej 14...

Nga Lamborghini te Rolls Royce, në Shqipëri janë sekuestruar 131 makina luksoze dhe skafe

Nga viti 2018 deri ne vitin 2024, ne vendin tonë janë sekuestruar 131 makina luksoze dhe skafe. Vlera e tyre e llogaritur në treg...

Shkrumbohet nga flakët automjeti në afërsi të tunelit të Kërrabës, ka dyshime për shkakun

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan–Tiranë, në afërsi të Tunelit të Kërrabës, duke shkaktuar panik dhe kaos...

Lajme të tjera

Web TV