Mbledhje me krerët e komuniteteve fetare/ Rama: Po rishikojmë planin e rihapjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri, Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje online me përfaqësuesit më të lartë të klerit shqiptar, me kreun e KMSH, Bujar Spahiu, Imzot George Frendo, Kryepeshkopi Anastas, Baba Mondi, Genti Kruja dhe Ylli Doci, të cilët  ishin në një mendje kur kërkuan kthimin e besimtarëve pranë kulteve të tyre, nën mbajtjen e rreptë të masave të sigurisë.

Gjatë këtij komunikimi Rama u premtoi nisje të bisedimeve nga afër me përfaqësues të feve për të rishikuar një plan hapjeje pas 18 majit.

“Kërkesa më e madhe që kemi është të kemi vendet e lutjes dhe adhurimit dhe të na jepni drejtimin të kujdesemi për këtë gjë, të mbajmë distancën mes njerëzve siç është thënë, të shmangen puthjet dhe takimet. Vendet e adhurimit ofrojnë shpresë dhe gëzim. T’ia japin njerëzve këtë mundësi, e përsëris duke iu përmbajtur udhëzimeve të dhëna deri tani. Komunitetet fetare kanë dhënë shembull të përulësisë dhe jemi gati për të vazhduar me këtë, gjithmonë në bashkëpunim të mirë me shoqërinë dhe në solidaritet me gjithë popullin”,- u shpreh Kryepeshkopi Anastas.

“Në kuadër të hapjes graduale që po merret në kushtet e pandemisë kërkuam këtë takim për të diskutuar rreth hapjes graduale të objekteve të kulteve duke respektuar rregullat e distancimit social. Pra, të na lejohet të kryejmë sadopak lutje dhe adhurim në objektet tona të kultit”, u shpreh kreu i myslimanëve, Bujar Spahiu.

“Ju përgëzoj për masat në radhë të parë, pasi siç e keni thënë edhe ju vetë do të kishim pasoja më të rënda, por unë bashkohem me çfarë u tha më parë se strukturat tona lejojnë respektimin e masave, pra të mos japim dorën e të shmangim kontaktet fizike. Dëshirojmë të hapet më shumë, të kemi leje që të bëhen takime fetare si mesha apo kremtime, duke shmangur çdo rrezik”,- shtoi Imzot Don Frendo.

Lexo edhe :  "Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe..."

“I morëm masat ashtu siç keni udhëzuar ju, as Sulltan Novruzin nuk e festuam. I falenderoj vëllezërit e mi për këtë propozim dhe bashkohem me të”, tha Baba Mondi.

Ndërsa, kreu i qeverisë theksoi se qëndrimi i krerëve të besimeve fetare në vendin tonë ishte për t’u admiruar, ndërsa shtoi se më 18 maj mund të jepen dhe indikacione konkrete për rihapjen e institucioneve fetare.

“Ajo që keni bërë është fantastike ndihma që keni dhënë është e paçmuar. Keni përcjellë një mesazh shumë të qartë për popullin shqiptar. Sa i përket shqetësimit tuaj, unë bashkohem me ju që në kuadër të masave për lehtësimin e ndërveprimeve dhe jetës së përditshme sociale është e nevojshme të adresojmë edhe situatën aspak të lehtë që kjo luftë ka krijuar mbi komunitetet tuaja dhe të lehtësojmë pengesat e mëdha në ushtrimin e aktiviteteve tuaja. Kjo është një gjë që duhet bërë në mënyrë graduale. Kjo kërkon një bashkëbisedim me ju se praktikat janë të ndryshme nga komuniteti në komunitet. Ndryshe nga aktivitetet e tjera të biznesit në rastin e komuniteteve fetare duhet bërë bashkarisht. Nga sot apo nesër ju duhet të jeni disponibël për tu vendosur në kontakt me personat që hartojnë masat lehtësuese, për të pasur një konsultim konkret, se si mund të hartohet një kalendar gradual deri në normalizimin e plotë. Nëse do hartojmë një kalendar të arsyeshëm, besoj që më 18 maj kur do të jetë konfiguruar gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për institucionet fetare”.-deklaroi Rama./Fjala.al/

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV