Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ben Andoni

Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës dhe deri në qytetet e zbrazura në vend tregojnë se data zyrtare e fillimit të fushatës është vetëm konvencion.

Akuzat nga të dy anët e politikës, kryesisht PS-së dhe PD-së nuk mbarojnë ndaj njëra-tjetrës, ashtu si gjuha e urrejtjes dhe ofendimet e gjithëfarëllojshme. Premtimet për pensionet, për minimumin jetik dhe korrupsionin nuk ndalen.

Berisha riktheu sërish edhe premtimin për të persekutuarit (!), Rama kërkon mandatin  katërt dhe luan me integrimet evropiane dhe zhvillimin e brendshëm, madje duke u kërkuar shqiptarëve të rikthehen.

Duket sikur dy partitë kanë struktura paralele me shtetin, ku theksohen informacione që institucionet përkatëse nuk i përcjellin.

Ç’ka është problem edhe më i madh lidhet me përballjen reale të përfaqësuesve të maxhorancës me ata të opozitës. Në pak raste, kur përballen, janë të niveleve të ulëta, por asnjëherë zyrtarë, që përfaqësojnë institucione dhe kanë tagër. Nuk flitet më për ide, për programe por letra-programore, që mëtojnë se janë në rregull. Nuk i gjen debatet në pushtetin lokal në çdo qytet, nuk i gjen dot as në pushtetin qendror.

E para sepse nuk kanë tagër nga kryetarët e tyre respektivë, por e dyta dhe më e rëndësishmja është se nuk përballin dot rezultatet pas premtimeve të pambajtura. Kur kërkojnë të zgjidhen në fillim të japin kontaktin personal të telefonit, të kërkojnë që t’i marrësh kudo e kurdo në çdo orë, por pak javë pasi vinë në pushtet, ata nuk përfaqësojnë më njerëzit që i votuan por kryetarët. Telefoni mbyllet.

Lexo edhe :  Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për fatet e tij

Dhe, fjalët që vinë në fushatë janë nga më të çuditshmet, po kaq të pabesueshme sa të pëlqyeshme, kur shprehen nga ata që nuk do t’i realizojnë në masën më të madhe. “Fjalët duhet të ngatërrohen, që në kohën e zgjedhjeve njerëzit të votojnë solemnisht kundër interesave të tyre”, shkruante dikur publicisti dhe shkrimtari amerikan Gore Vidal.

Edhe në këto zgjedhje do kemi monologët e gjata të Ramës dhe Berishës, përcjelljen e militantëve dhe çoroditjen e publikut, që vazhdon të presë ndryshimin dhe një demokraci, që është larg asaj të premtuarës, por jo debatet e strukturuara nga kryetarët dhe duke vazhduar më poshtë.

Rezultati: shqiptarët vazhdojnë të ikin, paçka se tregu i largimit po shënon zbritje, sepse është larguar pjesa më aktive në vend. Ndërsa situata po mbetet e njëllojtë: Populli voton, ata numërojnë dhe qeverisin sëbashku./e.t

Të fundit

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Lajme të tjera

Web TV