Nga Musk te Rubio, Pam Bondi e Robert F. Kennedy Jr, ja ekipi i Trump për mandatin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump ka zgjedhur t’u besojë postet kyçe në administratën e tij të dytë atyre që ishin ndër mbështetësit e tij më të fortë gjatë fushatës zgjedhore.

Më poshtë renditen disa nga figurat kryesore dhe më të njohura.

-Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Rubio është 53 vjeç dhe është një figurë e njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Kinës, Kubës dhe Iranit. Ai ka shërbyer si nënkryetar i Komisionit të Inteligjencës në Senat dhe si anëtar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme.

-Sekretarja e Drejtësisë Pam Bondi. Bondi është 59 vjeç, ishte prokurore e përgjithshme e Floridës nga viti 2011 deri në vitin 2019, konsiderohet si një nga mbështetësit më besnikë të Donald Trump dhe gjithashtu u shfaq në krah të tij në ditët e fundit të fushatës zgjedhore.

-Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth. Hegseth, 44 vjeç, është bashkë-prezantues i programit ‘Fox & Friends Ëeekend’ te Fox Neës Channel. Gjatë viteve ai ka krijuar një miqësi të fortë me Trump, i cili ka qenë i ftuar disa herë në emision. Hegseth shërbeu në Gardën Kombëtare nga 2002 deri në 2021, duke shërbyer në Irak dhe Afganistan.

-Sekretare për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem. Ajo është 52 vjeç, është një konservatore e njohur që ka përdorur dy mandatet e saj si guvernatore e Dakotës së Jugut për të fituar një pozitë të rëndësishme në spektrin republikan.

-Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Robert f. Kennedy Jr. Ai është 70 vjeç, kandidoi për president fillimisht si demokrat, më pas si i pavarur dhe në fund mbështeti Trump. Ai ka mbështetur prej kohësh teorinë, e pa konfirmuar nga baza shkencore, se vaksinat shkaktojnë autizëm.

Lexo edhe :  Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

-Sekretari i Brendshme, Doug Burgum, Guvernatori i Dakotës së Veriut, ai është 68 vjeç. Burgum është një ish- kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale. Pas tërheqjes së tij nga gara, ai mbështeti Donald Trump dhe ishte ndër kandidatët më të mundshëm për nënpresident verën e kaluar.

-Sekretarja e Sigurisë Kristi Noem. Ajo është 52 vjeç, është një konservatore e njohur që përdori dy mandatet e saj si guvernator i Dakotës së Jugut për të arritur një pozicion të spikatur në galaktikën republikane.

-Sekretari i Bujqësisë, Brooke Rollins, ish- ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, 52 vjeç. Rollins drejton Institutin e Politikave të Parë të Amerikës dhe ishte drejtor i Zyrës së Inovacionit gjatë mandatit të parë të Trump

-Sekretari i Energjisë, Chris Wright. Ai është një donator i fushatës Trump dhe ekzekutiv i industrisë së karburanteve fosile, konsiderohet si një pionier i ‘fracking’, procesi i diskutueshëm që përfshin shpimin e gurëve dhe thyerjen e tyre. Një emërim që konfirmon dëshirën e Trump për t’u fokusuar shumë në lëndët djegëse fosile.

-Sekretari i Transportit, Sean Duffy, ish kongresmen i Ëisconsin nga viti 2011 në 2019, më pas ishte një prezantues televiziv për kanalin Fox Business

-Sekretari i Çështjeve të Veteranëve, Doug Collins. Ai është një ish kongresmen republikan nga Gjeorgjia, i cili u bë i njohur për mbrojtjen e Trump gjatë gjyqit të parë të shkarkimit. Ai gjithashtu ka shërbyer në ushtri dhe aktualisht shërben si kapelan për Komandën e Rezervës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

-Departamenti për Efikancën e Qeverisë, Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy. Musk është pronari i Tesla-s./E.T

Të fundit

Besnikë dhe milionerë! Ja kush janë anëtarët e kabinetit të ri të Donald Trump

Në katër vitet e qëndrimit larg Shtëpisë së Bardhë, me shpresën e plotë të një rikthimi për një mandate...

Biden bëhet nostalgjik, publikon videon e lamtumirës në “Shtëpinë e Popullit”

Një video lamtumire me momentet më të veçanta të mandatit të tij është postuar nga presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, përmes profilit...

Biden fal Anthony Fauci dhe anëtarët e komitetit të hetimit të trazirave të 6 janarit

Presidenti Joe Biden ka falur paraprakisht një numër njerëzish, përfshirë shefin e reagimit ndaj Covid-19 Anthony Fauci dhe anëtarët e hetimit të trazirave të...

“Faleminderit Amerikë!”/ Biden bëhet nostalgjik, publikon videon e lamtumirës

Një video lamtumire me momentet më të veçanta të mandatit të tij është postuar nga presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, përmes profilit...

“Bumi” i kriptomonedhave/ Civici: Kjo vjen nga mbështetja e Donald Trump

Pas Donald Trump, edhe zonja e parë Melani ka lançuar kriptomonedhën e saj rivale me emrin e saj. Valuta dixhitale e Trump pa një...

Lajme të tjera

Web TV