Rënia e demokracisë, Rama bën përgjegjëse opozitën dhe ironizon gazetarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e fundit të “Freedom House”, ku Shqipëria kishte rënie sa i përket sistemit demokratik në vend. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria nga 3.89 pikë që kishte një vit më herët, këtë radhë kishte 3.82 pikë.

Rama bën përgjegjëse opozitën për këtë situatë dhe thekson se rënia mund të ishte edhe më e madhe.

“Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama ka ironizuar edhe gazetarin Enkel Demi, i cili e intervistoi mëngjesin e sotëm dhe e pyeti për këtë çështje.

“Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e “Freedom House” për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi!”, shkruan Rama teksa mohon pretendimin se Shqipëria ndodhet e fundit në rajon sa i përket sistemit demokratik.

Reagimi i plotë

KUR E BARDHA BËHET E ZEZË DHE S’KA ASGJË NË MES, mbetet vetëm një “merr e jep” shterpë mbi lirinë e medias, që ka padiskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç’i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshtimit ndaj të pavërtetave apo gjysëm të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Lexo edhe :  Berishës duhet t’ia rrëmbesh PD, ndryshe kjo parti s’ka asnjë shpresë

Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e “Freedom House” për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi!

Mirëpo ja çfarë del në fakt nga raporti që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973:

? Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria ka një indeks të lirisë prej 67 pikësh.

Serbia, vendi i dytë në klasifikimin rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte vitin e shkuar.

Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive në rajon.

Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën.

*Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit

Të fundit

Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën...

“Nuk mund të varet vetëm nga Berisha”, Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër...

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e PD, ka publikuar...

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë. Delegacioni i BE në vendin tonë thotë...

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën jashtë futbollit, dhe në muajt...

Lajme të tjera

Web TV