“Inxhinieri” Sabah Bizi, kur futbolli shqiptar humbet një emblemë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

Ikja nga jeta e një figure mbarëkombëtare e sportit shqiptar si Sabah Bizi është një humbje për botën e futbollit shqiptar, familjen dhe klubin sportiv Vllaznia. Ai filloi të luajë futboll me ekipin e parë të Vllaznisë qysh në moshën 17 vjeçare, në rolin e sulmuesit të krahut të majtë, më 20 qershor të vitit 1965. Me këtë Vllazni me të cilën po atë sezon fitoi Kupën e Republikës, fal golit në minutën e kohës shtesë nga Saba Bizi. Ekipi i Vllaznisë, me Sabah Bizin do të fitonin katër herë “Kupën e Republikës” dhe tre herë “Kampionatin” shqiptar. Treshja e famshme Rragami-Zhega­-Bizi u bë shkollë për ekipin e “Vllaznisë”. Një nga talented e futbollit shqiptar, Sabah Bizi u bë futbollist edhe i ekipit më të madhë të Shqipërisë për kohën, siç qe ai i “Partizanit” me trajner një tjetër shkodran, si mjeshtri i madh Loro Boriçi. Po ashtu, me “Partizanin” Sabah Bizi shkëlqeu duke fituar dy trofe. Me Partizanin fitoi kupën “Ballkanike” dhe luajti një nga ndeshjet më të paharruara kundër skuadrës italiane të “Torinos” dhe Advidabergun e Austrisë. Ai u bë anëtar i ekipit kombëtar dhe kapiten i tij, u aktivizua në 13 ndeshje. Ndeshja me Gjermaninë Federale, e luajtur në vitin 1967, mbahet mend nga sportdashësit shqiptarë në dyluftimet me “Kaizerin” e ekipit gjerman të paharuarin Bekembauer… Pa haruar tranversën e vitit 1971, në humbjen minimale me ekipin gjerman  tashmë me Gert Mylerin në Tiranë me rezultatin 1-0. Bizi u aktivizua nga viti 1965 e deri në vitin 1982, plot 13 vjet me ekipin e “Vllaznisë” dhe 3 vjet me “Partizanin”. Ritmi i lartë i cilësive të tij atletike, teknike dhe organizative prej virtuozi, shpirti i garës, po ia përcaktonin fatin në Tiranë pranë ekipit të ”Partizanit”. Në një takim të kryeministrit të kohës Mehemet Shehu në hidrocentralin Vau i Dejës, i cili i kërkonte fjalën e mbajtur për mbylljen e punimeve brenda vitit kolektivit të punëtorëve. Aty doli një punëtor dhe me guxim i tha kryeministrit: “Duam Sabah Bizin!”. Pas tij, një i dytë dhe më pas shumë zëra tifozësh shkodranë: “Duam Sabah Bizin! Duam Sabah Bizin!”…

Lexo edhe :  “E kishim parë kundërshtarin”, Ilir Daja flet pas fitores: Ishim në nivelin e duhur

Kryeminsistri Mehmet Shehu, i cili siç duket i qëndronte larg punëve të sportit, pyet:

– Kush është ky inxhinieri Sabah Bizi, që e duan me kaq këmbëngulje?

Kryeministri, pasi sqarohet nga këshilltarët dhe stafi inxhiniero-teknik, u premton tifozave shkodranë se, Sabah Bizin e keni qysh nesër në Shkodër, veç të mbarojmë veprën e pesëvjeçarit!

Menjëherë e transferojnë “inxhinier Sabah Bizin” në vendlindjen e tij Shkodër dhe rifillon aktivizimin me ekipin e tij “Vllazni”, që e rriti dhe i dha emër aq të madh.

Sipas kujtimeve të ish sportistëve të cilët e kanë njohur Sabah Bizin në grumbullimet me ekipin kombëtar, të gjithë, papërjashtim, ruajnë një respekt të jashtëzakonshëm për të. Në kujtimet e tyre ai do të mbahet mend për një humor dhe korrektesë të mahnitshme. Sabah Bizi shkonte jashtëzakonisht mirë me portierin legjendë të kombëtares, Jani Kaçin, tregon profesori Pandi Sara. Ai sa ishte gjallë i mori të gjitha nderet e njeriut me vlera trë larta, se i meritonte, por nderoi edhe Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Pesha e kujtesës për këtë figurë emblematike të këtij futbollisti është e madhe si dhimbja që ndjejnë familjarët dhe bota e futbollit shqiptar… Lamtumira e fundit është për botën e të vdekurve, por tek ne të gjallët, Sabah Bizi do mbetet gjatë në kujtesë…

 

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV