Greta Thunberg i kundërpërgjigjet sulmeve të Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja e famshme Greta Thunberg është shprehur gjatë një interviste në BBC, se do të refuzonte një takim të mundshëm me presidentin amerikan. Sipas saj një takim i tillë do ishte humbje kohe pasi Trump nuk dëgjon njeri.

“Ai qartazi nuk është duke i dëgjuar shkencëtarët dhe ekspertët. Prandaj, pse do të më dëgjonte mua?”, -u shpreh ajo.

Greta Thunberg ka deklaruar se sulmet e presidentit Trump ndaj saj janë thjesht qesharake dhe se nuk kanë ndonjë kuptim.

“Ato sulme janë thjesht qesharake. Ato nuk kanë ndonjë kuptim. Kuptohet që ata janë të tmerruar nga të rinjtë që po e sjellin ndryshimin. Ata nuk e duan këtë. Ata na shohin si një lloj kërcënimi.”, -tha ajo.

Në anën tjetër, babai i Gretës, Svante, tha se në fillim kishte menduar që qëndrimi i vajzës së tij në “vijën e frontit” kundër ndryshimeve klimatike ishte një ide e keqe. Sidoqoftë, ai tha se përfshirja e vajzës në aktivitete botërore e ndihmoi që ta mposhtë depresionin që e kishte në fillim./Fjala.al

Të fundit

Kontrabandë me karburant, arrestohet punonjësi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë inspektorin e policisë Fatbardh Kuçana, me detyrë Oficer i Patrullës së...

Urdhër i ri nga Trump, Berisha: E ka me Ramën, jo me mua

Urdhri i presidentit të SHBA Donald Trump për të shtytur edhe me një vit vlerësimin e administratës amerikane për gjendjen emergjente në Ballkan është...

Ambasada Amerikane trajnon prokurorët shqiptarë, çfarë po ndodh?

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit ka pritur për dy ditë më radhë prokurorët shqiptarë në një trajnim të posaçëm mbi hetimin dhe ndjekjen...

VIDEO: 34-vjeçari merr 40-vjeçarin në makinë dhe e godet me grushte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 34-vjeçar ka marrë me forcë në automjet një person tjetër dhe e ka dhunuar...

FOTO: Rinumërimi i votave, KAS edhe ‘bufin’ ia quan të vlefshme Ramës

Në pallatin e sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për Tiranën, por ky proces ka ngjallur pakënaqësi tek kandidatët të cilëve shumë vota po...

Lajme të tjera

Web TV