Tragjedi në Indi, njerëzit shtypen nga turma, mbi 40 viktima gjatë ritualit fetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 40 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, pasi u shkelën nga turma, gjatë një feste fetare të besimit Hindu në Indinë veriore.

Dhjetëra miliona njerëz ishin grumbulluar për të marrë pjesë në një ritual që parashikonte larjen në lumë, në kuadër të festës 6 javore.

Tragjedia ka ndodhur mes orës 1 dhe 2 të mëngjesit, pranë arenës së asketëve, ku barrikada ishin vendosur për të menaxhuar turmat e mëdha gjatë zhytjes së shenjtë.

Dëshmitarët treguan se kishte pasur shtytje masive pranë zonës ku bashkohen tre lumenj të shenjtë që kishte bërë që besimtarët të binin mbi njëri-tjetrin. Një grua që ishte pjesë e turmës, rrëfeu se njerëzit shkelnin vazhdimisht mbi të dhe nënën e saj kur ato u rrëzuan.

Kryeministri Narendra Modi u përcolli ngushëllimet besimtarëve që humbën të afërmit në tragjedi, por pa specifikuar numrin e viktimave./E.T

Të fundit

Vota kundër emigrantëve bashkon PD/ Pas Berishës, edhe Alibeaj nuk voton për postën falas

Kërcënimi i Sali Berishës se deputetët e Partisë Demokratike nuk do të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nese shumica...

Pse është rritur epërsia elektorale e PS-së ndaj PD-së?

Nga Eduard Zaloshnja Barometri i fundit i MRB Hellas & DataCentrum (realizuar me 1600 të anketuar në gjithë terrenin e Shqipërisë) tregoi se 40.5% e...

Sondazhi/ Partia Demokratike rezultat më të keq se në vitin 1997

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot: 40.5% e qytetarëve thonë se do të votonin Partinë Socialiste dhe vetëm 24.9% e tyre tregojnë se do...

Pas tërmeteve të vazhdueshme, Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur që bashkia e Thirës në Greqi, të vendoset në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të...

Parlamentaret në Kosovë/ Futen në sherr serbët, akuza njeri-tjetrit për blerje votash

Fushata zgjedhore në Kosovë ka ndezur përplasje edhe mes vetë komunitetit serb atje. Akuza të shumta po lëshojnë pjesëtarë të këtij komuniteti ndaj njëri-tjetrit, e...

Lajme të tjera

Web TV