Eksperti i sigurisë Bedri Elezi foli në ‘Studio Live’ lidhur me protestat në Serbi dhe situatën në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Për Arbër Hitajn, eksperti hedh idenë se pas protestave në Beograd dhe Novi Sad, mund të jenë shërbimet sekrete ruse dhe serbe për të stimuluar një eskalim të situatës në Ballkan.
‘Shumë të veçanta zhvillimet në Serbi. Tanimë kemi një protestë e cila ka marrë mbështetjen e qytetarëve dhe akademikët, fermerët dhe mjekët. Janë angazhuar për të larguar presidentin Vuçiç. Kemi parë zhvillime me largimin e kryeministrit. Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit. Nuk kemi pasur një qëndrim të SHBA apo BE në lidhje me mbështetjen apo jo të protestave. Mund të bëhet edhe nga një plan sekret serbo-rus me qëllim eskalimin e situatës në Serbi për të paraqitur se nuk ka kontroll të caktuar dhe të ripozicionojë Serbinë në bisedimet mes Trump dhe Putin për të mbyllur konfliktet në Ukrainë. Rusia dëshiron të shfrytëzojë Serbinë. Çdo eskalim do manifestohet dhe në BE. Serbia mund të tentojë me këto plane sekret të ripozicionojë Rusinë si të rëndësishme për sigurinë në Ballkan.’
Më tej, Elezi thekson se forcat opozitare pro-evropiane nuk janë përfshirë në këto protesta, ndërsa protestuesit po bllokojnë ato rrugë që lidhin Serbinë me Kosovën.’Forcat opozitare janë pro evropiane. I referohem deklarimeve, e kemi parë se në këto protesta, opozita nuk është pjesë. Presidenti ka pasur deklarata të rëndësishme se shtete të BE-së janë të përfshira në protesta. Nuk janë deklarata të rastësishme. Edhe vizita e Republika Srpska që pati akuza të forta ndaj BE-së dhe NATO. Janë lëvizje taktike të Rusisë, për të eskaluar situatën. Protestuesit kishin bllokuar rrugët drejt Kosovës, lidhen me faktin që zona të caktuara mund të konsiderohen jashtë kontrollit dhe mund të përdoren nga grupe më pas për të goditur institucionet e Kosovës. Duhet të kemi kujdes me veriun sidomos në ditën e zgjedhjeve. Nëse Lista Srpska del mirë në zgjedhje mund të organizojë protesta apo ballafaqim me strukturat e sigurisë. Nuk shoh opozitën në protesta, e konsideroj si shërbimet sekrete nën petkun e studentëve mund të bëjnë që të ketë një eskalim të situatës së sigurisë. Zgjedhjet duhet të kenë prioritet absolut.’/k.k