E rëndë/ Bie nga kati i 7-të, humb jetën 47 vjeçari

FOTO ILUSTRUESE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një person ka humbur jetën. Shtetasi G.B., 47 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga kati 7-të i banesës ku jetonte.

Mësohet se 47 vjeçari dyshohet se vuante nga shëndeti mendor e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.17, Durrës, është rrëzuar aksidentalisht nga kati 7-të i banesës, shtetasi G.D.,47 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor e për pasojë ka ndërruar jetë”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.