A ka rrezik infektimi në plazhe? Ja çfarë thotë studimi në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore ka publikuar një raport i cili tregon se nuk ka rrezik të përcjelljes së Covid-19 në ujë të kripur apo pishina.

Studimi i “CSIC” tregon se infektimi në këto kushte do të ishte thuajse i pamundur.

Spanja është në fundin e izolimit dhe shumë pishina dhe qendra relaksi, do të trajtohen me agjentë dezinfektues të cilët duhet të jenë të mjaftueshëm për të “çaktivizuar virusin”. Kur vjen fjala tek plazhet, ata ndajnë dy zona: zonën e larjes, pra ujin dhe atë të pushimit, rërën.

Tek e para, infektimi nga virusi gjithashtu konsiderohet se ka pak mundësi të ndodhë sipas CSIC, e kjo për shkak të dobësimit të tij ne ujë dhe pranisë së kripës. Por edhe nëse kjo nuk do të mjaftonte për ta vrarë krejtësisht virusin, vazhdojnë ekspertët, do ta reduktonte ndjeshëm virulencën e tij deri në atë pikë sa t`ia çaktivizojë fuqinë infektuese.

Edhe rëra me kripësinë e saj, bashkë më rrezet ultraviolet, ekspozimin e fortë në diell në temperaturat e larta që mund të mbërrijë, mendohet se mund të ketë të njëjtin efekt mbi virusin.

Mekanizmin më të madh infektues, studimi e sheh tek mungesa e higjienës dhe moszbatimi i masave të distancimit social në plazhe si dhe ne lumenj, përrenj e ato pishina ku uji i ëmbël nuk trajtohet me kimikate. Këto sipas kërkuesve në fjalë, mund të jenë mjediset ujore që nuk këshillohen në periudhën e pandemisë.

Të fundit

Skandal në Premier League! Yjet e futbollit kanë trukuar ndeshje

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa...

‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha...

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima...

Pse Vuçiqi dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për Ukrainën

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s...

Lajme të tjera

Web TV