Trump urdhëron Thesarin të ndalojë prerjen e monedhave 1 cent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ai ka urdhëruar Departamentin e Thesarit të ndalojë prodhimin e monedhave të reja 1 cent, duke përmendur rritjen e kostove të prodhimit.

“Për një kohë të gjatë Shtetet e Bashkuara kanë prodhuar monedha 1 cent që na kushtojnë fjalë për fjalë mbi 2 cent. Kjo është kaq e kotë!”, shkroi Trump në një postim të dielën mbrëma në platformën e tij “Truth Social”. “Kam udhëzuar Sekretarin e Thesarit të SHBA-së që të ndalojë prodhimin e tyre”.

Kjo lëvizje e Trump është pjesë e një sërë veprimesh të administratës së tij të re për të zbatuar ndryshime rrënjësore përmes urdhrave ekzekutivë dhe shpalljeve në fusha të ndryshme, nga politikat e imigracionit dhe gjinisë dhe diversitetit deri tek riemërtimi i Gjirit të Meksikës.

Sipas Associated Press, Trump nuk e kishte përmendur gjatë fushatës së tij zgjedhore synimin e tij për të shfuqizuar monedhën një cent.

Megjithatë, “ministria” e Elon Musk që synonte përmirësimin e efikasitetit në qeverinë amerikane propozoi idenë në një postim në X muajin e kaluar, duke theksuar koston e prodhimit të kësaj monedhe të veçantë./kb

Të fundit

Mundësi të reja në horizont, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Të martën pas një janari kompleks, sqarimet dhe zgjidhjet në punë janë...

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të tij për të marrë “nën...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Lajme të tjera

Web TV