“Mbështetësit e Veliaj para SPAK”, Berisha: Për 25 vite s’kanë punë në shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha këtë të mërkurë në një konferencë për mediat se mbështetësit e Erion Veliaj të cilët dolën për ta mbështetur atë para se të niste seanca e sotme në GJKKO ishin të gjithë punonjës të administratës.

Berisha tha se Partia DEmokratike do të mbajë listë për çdo punonjës të administratës që do të shkojë e ti dalë në mbështetje gjatë orarit të punës kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, ai shtoi më tej se këta persona nuk do të mund të punësohen më në shtet për të paktën 25 vite.

“A i patë ju sot punonjësit e Bashkisë te Skapi i partisë? Ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve dhe i marrin ato për tu shërbyer qytetarëve dhe ata i braktisin qytetarët e shkojnë e bëhen parzmore e një hajduti.

A e keni dëgjuar gjëkundi tjetër këtë? Kur kryeministri urdhëron veprime të tilla fakton se ai është një padrino. Po hetojmë nëse kanë qenë të armatosur. Unë i garantoj punonjësit e Bashkisë se do i mbajmë në listë secilin prej tyre që do shkojë më të protestojë gjatë orarit zyrtar, nuk do shoh punë shteti të paktën për 25 vite.

Me listë! Se qytetarët të cilët po festonin arrestimin e Erion Velisë u arrestuan, ndërsa këta mobilizojnë policinë, do e vërtetojmë nëse kanë qenë me armë apo pa armë, por sido qoftë kanë qenë në orarin zyrtar. Ata do kenë dënime shumë të rënda për aktin që kanë bërë”,-tha Berisha./   S,M

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV