Arti i rrugës përballë pandemisë Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Norvegjia në Kolorado, gazeta “Fjala” sjell më pranë vendet ku arti i rrugës është rritur dhe frymëzuar nga pandemia që po kalon bota

Nga Norvegjia në Kolorado, artistët e rrugës po përshkojnë botën sikurse po shfaqet tashmë prej më shumë se dy muaj; me maska dhe dezinfektues. Ata po shfrytëzojnë gjithashtu mundësinë për të falënderuar punonjësit e kujdesit shëndetësor. Arti i rrugës është burimi i fundit vizual i komenteve shoqërore dhe pandemia ka ndezur një zjarr nën këmbët e muralistëve në të gjithë botën. Disa vepra përmbajnë mjaft humor, si për shembull ajo e artistit me qendër në San Francisko-s, Fnnch, imazhi i së cilës përfshin arinj që mbajnë maska në fytyrë dhe arinj që shpërndajnë sapun ngjyrë blu, duke rekomanduar kështu njerëzit të lajnë duart. Vepra të këtij lloji mund të gjenden në të gjithë qytetin, në lagje si Inner Richmond dhe Cow Hollow, në trotuare dhe kuti postare. Punimet e artistëve të tjerë janë më serioze. Ata theksojnë rëndësinë e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Norvegji

Artisti Pobel u kthye në shtëpinë e tij në mars, pasi udhëtoi në xhunglën peruane dhe gjeti një bllokim të detyrueshëm. “U godita nga njerëzit që mbanin maska”, tha ai. Kështu lindi ideja për “The Lovers”, një murale ku paraqitet një çift i ri, me maska të ndritshme blu në fytyrë. Ai e pikturoi imazhin në një mur betoni me llak në rrugën kryesore në Bryne, pasi bëri një skicë paraprake në karton. “Ka një llambë të bukur te maskat e vizatuara, kështu që gjatë natës ato ndriçojnë me të vërtetë”, tha Pobel. Frymëzimi i tij buroi nga shpresa. “Edhe pse të gjithë kanë kaluar kohë të vështira, ka ende zemër, dashuri dhe dhembshuri”, u shpreh artisti.

Artisti i rrugës Pyritt pikturoi në Bergen një grua të veshur me një kostum tradicional norvegjez të quajtur bunad, me një maskë në fytyrë. Ai e quajti “Maj 2020”, duke evokuar ditën e Kushtetutës së vendit (17 maj), e cila festohet me parada dhe nuk është anuluar që nga Lufta e Dytë Botërore. “Një bunad është pjesë shumë e rëndësishme e vetë imazhit kolektiv,” tha Christer Holm, përfaqësuesi i artistit, duke theksuar se këtë vit ka një probabilitet të lartë që festimet nuk do të ndodhin. Pyritt ka pikturuar në prill një murale tjetër të quajtur “Ngjitëse” (Contagious); imazhin e një vajze që puth një shishe birrë Corona.

AFK, një artist me qendër në Bergen, pikturoi në një mur të një ur të qytetit atë çka njihet nga vendasit si “Përqafo Botën” (“Hug the world”) “Kur nuk mund të kontrollosh çfarë po ndodh, sfido veten të kontrollosh mënyrën si i përgjigjesh asaj që po ndodh. Këtu është fuqia”, shkroi artisti pranë pikturës, ku duken dy vajza të vogla teksa përqafojnë një Tokë të larë në ngjyrë rozë.

Denver

Artisti me qendër në Denver, Austin Zuçhini-Fowler, pikturoi më 10 prill “Heroin e Shëndetit” në murin e një ndërtese në Colfax Avenue. Muralja tregon një punonjës të kujdesit shëndetësor me krahë, me një maskë në fytyrë dhe një palë doreza boksi të kuqe. Muralja, për të cilën u deshën më pak se 10 orë për t’u pikturuar, “i atribuohet komunitetit të kujdesit shëndetësor”. Ai përdori për realizimin e saj llak dhe ngjyra akrilike. Guvernatori Jared Polis miratoi një urdhër qëndrimi në shtëpi më 26 mars, dhe Fowler tha se ai dëshironte të ishte proaktiv në komunitetin e tij gjatë kësaj periudhe të distancimit shoqëror.”Pjesëmarrja nga komuniteti ishte vërtet e shkëlqyeshme, si procesi i bërjes së saj, ashtu edhe ndërveprimi (nga kalimtarët)”, tha ai. Flower ka filluar prej atij momenti të shesë kopje të veprës për 30 dollarë, duke dhuruar makinë printi në spitale të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për çdo 10 të shitura, dhe ka plane për më shumë art në rrugë të frymëzuar nga koronavirusi.

Lexo edhe :  I vuri flakën shtëpisë së kryeministrit, arrestohet 21-vjeçari

Sharlotë, Nju-Jork

Pas një vizite më 12 mars në supermarketin lokal, artisti Darion Fleming kuptoi që së shpejti nuk do të kishte më dezinfektues. Kësisoj u frymëzua për veprën e tij “Ari i Pastër”. “Mendova se do të ishte një ide qesharake të shihej ari duke u derdhur në një shishe Purell”, tha ai. Fleming e pikturoi atë në një ndërtesë të qetë banimi në rrugën e David Davidson. U deshën tetë ditë punë për ta mbaruar. “Gjithçka erdhi nga çmenduria ime, sepse doja të bëja një murale që komuniteti ta shijonte gjatë kësaj periudhe të vështirë”, tha ai, duke shtuar se projekti i kushtoi rreth 500 dollarë. Fleming ka përftuar një rritje të dyfishtë të numrit të ndjekësve në Instagram. “Mund të jetë e pranishme për një kohë shumë të gjatë (i referohet murales), ose kur e gjitha kjo të marrë fund (pandemia Covid-19), unë mund ta fshij atë dhe të pikturoj diçka tjetër. Kjo është ajo çka e bën interesante artin publik, asgjë nuk është vërtet e përhershme”, tha ai.

Berlin

Artisti me qendër në Berlin, Eme Freethinker dëshironte të jepte një deklaratë në lidhje me lakminë gjatë krizës. “Unë mendoja për atë që duhet të pikturoja gjithë natën, dhe po, qesh shumë për këtë. Një mëngjes i thashë djalit tim se do të pikturoja karakterin fiktiv Gollum nga “Zoti i Unazave” me një letër higjienike, me fjalët “Dashuria ime” ( “Mein Schatz”)”, tha ai. Muralja origjinale në parkun publik Mauerpark është pikturuar në 19 mars, por që nga ajo kohë është mbuluar me vepra arti nga të tjerët. Megjithatë, mund të shihet në llogarinë e artistit në Instagram. Freethinker ka pikturuar edhe disa murale të tjera, përfshirë këtu dy karaktere nga filmi “Epoka e Akullnajave”. Ndërsa veprat kanë tërhequr shumë vëmendje, ai nuk e di se sa shumë piktura me temë nga virusi do të krijojë në të ardhmen, duke vërejtur se nuk dëshiron ta shfrytëzojë shumë si temë.

Milwaukee

Artisti meksiko-amerikan Mauricio Ramirez ndan kohën mes Çikagos dhe Milëaukee, ku jeton familja e tij, dhe ka pikturuar murale që kur ishte 16 vjeç. “Çdo lajm rrotullohej rreth Covid-19 dhe unë  thjesht u sëmura nga kjo”, tha ai. Ramirez kishte dëshirën të krijonte diçka pozitive për punonjësit e kujdesit shëndetësor. “Doja thjesht t’i vlerësoja”, u shpreh artisti. Ai zgjodhi  si kanavacë për veprën e gjatë 15 metra ( “Heronjtë e Vijës së Parë”), një ndërtesë të përdorur dhe të përzier me një fasadë të pacenuar në lagjen rezidenciale Lincoln Village”. “Ndërtesa është përtej rrugës nga një bazilikë në një zonë që duket paksa si Romë, dhe disa prej anëtarëve të familjes sime janë pagëzuar atje,” tha ai. Muralja goditëse me valë gjeometrike tregon një infermiere me maskë në fytyrë teksa lutet, me ngjyrat e flamujve të Puerto Rikos dhe Meksikës. Ramirez e filloi muralen më 9 prill dhe e përfundoi atë në dy ditë. Ai shtoi se të gjithë në postimin e tij në Instagram kanë etiketuar një punonjës të kujdesit shëndetësor.

Përgatiti: Alessia Selimi

Të fundit

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë...

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD. Numërimi i votave...

“Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur”/Xhaferaj skanon 11 majin, ku gaboi Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i...

Mori shumë vota por jo mandate/ Lapaj ankohet për sistemin elektoral: Duhet ndryshuar

Me procesin e numërimit të votave që po shkon drejt fundit, ku tanimë vëmendja është përqendruar tek zarfet e Disaporës, kreu i lëvizjes “Shqipëria...

37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën/ Eurovizioni rikthen në skenë Celine Dion?

Kanë qarkulluar informacione se Celine Dion do të rikthehet në skenën e Eurovision sonte, 37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën me këngën “Ne...

Lajme të tjera

Web TV