I sëmuri mendor i vë flakën shtëpisë në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku raportohet se një i sëmurë mendor i ka vënë flakën shtëpisë së tij.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Spaikorre” të Elbasanit, ndërsa bëhet me dije se flakët dhe tymi i dendur që kishin pushtuar apartamentin ishin përhapur edhe jashtë tij dhe fqinjët e alarmuar kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës.

Ata kanë mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shuajnë flakët.

Ndërkohë paraprakisht është zbuluar se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga personi që jetonte në këtë apartament i identifikuar si shtetasi me inicialet B.H., i cili ka probleme të rënda të shëndetit mendor dhe trajtohet me medikamente si i tillë prej vitesh.

Për fat të mirë personi në fjalë ka pësuar vetëm disa dëmtime të vogla nga flakët e zjarrit të shkaktuar nga ai vetë, ndërsa orenditë e apartamentit si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar ./Fjala.al/

Të fundit

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një...

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin si farsë elektorale dhe për...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Lajme të tjera

Web TV