Nga SMS-ja për Berishën te tentativa për vrasjen e policit, kush është 34-vjeçari që u arrestua sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

34-vjeçari i arrestuar ditën e sotme, pasi tentoi të vidhte një motomjet, Edison Canaj është shumë i njohur për drejtësinë shqiptare për një sërë të veprash penale.

Canaj u bë i njohur, pasi u lirua nga burgu nga një SMS që familja e tij i dërgoi Kryeministrit Sali Berisha. Familja e 34-vjeçarit i dërgoi një mesazh Berishës ku i kërkonin që të lironte Edisonin, pasi sipas tyre ishte i pafajshëm.

Lajmi se nëna e të burgosurit i kishte dërguar SMS Berishës u konfirmua nga ajo vetë për mediat në atë kohë, e cila tregoi se pasi kishte marrë përgjigje negative nga autoritetet e burgjeve dhe prokuroria për lirimin e të birit iu drejtua mediave dhe më pas, vetë zyrës së kryeministrisë me dy mesazhe celulari në numrat e ankesave për publikun. “Pasi ia sqarova në SMS kryeministrit problemin tim, më mori në telefon një punonjës i kryeministrisë dhe më sqaroi se im bir do lirohej nga qelia, brenda dy ditësh”, -pohoi Lavdie Canaj duke shtuar se kështu kishte ngjarë në të vërtetë.

Ndërsa në 12 korrik të 2013 ai u arrestua sërish, por këtë herë së bashku me Ermal Mrrukun për pengmarrje dhe vetëgjyqësi ndaj shtetasit Rigert Bilali. Si fillim ai u dënua me 3.8 vite burg për vrasjen e mbetur në tentativë të Bilalit.  Ndërsa në maj të 2014-ës Canaj është dënuar me 2.4 vite burg.

Edisoni njihet për vjedhje të shumta dhe arrestime të herë pas hershme për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, ditën e sotme ai ka rënë përsëri në pranga, pasi nga informacionet e marra nga policia u bë me dije se do kryente një tjetër vjedhje.

Canaj ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Duket se Edison Canaj është nga ata persona që nuk di të ndalet, ndonëse e ka provuar për herë me radhë burgosjen./Fjala.al/

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV