Shtypen nga treni, vdesin tragjikisht 15 migrantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

15 migrantë kanë humbur jetën tragjikisht, pasi u shtypën nga një tren mallrash në Indi. English news India raporton se ata i kishte zënë gjumin në shinat e trenit në Aurangabad dhe më pas, treni u ka kaluar sipër.

Grupi prej 20 vetash, ishin duke udhëtuar në këmbë nga Jalna për në Bhusaval, një distancë prej 157 kilometrash. Katër nga personat e mbijetuar, janë në gjendje shoku, ndërsa personi i pestë është shtruar në spital me lëndime. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi u shpreh shumë i hidhëruar për vdekjen e tyre.

“Shumë i hidhëruar nga humbja e jetëve të 15 personave, për shkak të aksidentit të rëndë hekurudhor në Aurangabad, Maharashtra. Ministri i Hekurudhave Shri Piyush Goyal, do të monitorojë nga afër situatën”, shkruan në Twitter Kryeministri.

Policia vendase ka bërë me dije se migrantët mund të kenë menduar se si pasojë e situatës së koronavirusit, trenat nuk qarkullonin më./Fjala.al/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV