Kupat dhe merkatoja…futbolli francez “qan” dy herë

Nëse Franca nuk rinis, por këtë e bëjnë rivalët, Ligue 1 do të dëmtohej akoma, veçanërisht në nivelin sportiv

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duhet të kesh shumë guxim për t’i privuar publikut qoftë edhe virtualisht, të ndjekë futbollistë si Kylian Mbappe dhe Neymar. Por në Francë e bënë këtë pa hezitim dhe e mbyllën kampionatin për shkak të pandemisë, duke krijuar dhe një ekuacion që në të gjithë rezultatet e tij, ka të humbur, futbollin transalpin. Sidoqë të shkojë situata me ankesën e Lyon që kërkon Europën, futbolli francez nuk do të dalë mirë nga kriza.

Nëse ligat e tjera të mëdha kontinentale do rifillojnë në Qershor ose do imitojnë Ligue 1 me një pezullim përfundimtar të aktiviteteve, kjo vendoset para 25 Majit. Megjithatë, presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, ka paraqitur dy ankesa kundër ndalesës, dhe në sfond ka një përpjekje për t’u rikthyer në fushë tashmë në korrik, duke shpresuar për një ulje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Edhe nëse Franca nuk rinis, por këtë e bëjnë rivalët, Ligue 1 do të dëmtohej akoma, veçanërisht në nivelin sportiv. Në Ligën e Kampionëve, PSG dhe Lyon do të detyroheshin të përballeshin me kundërshtarët tashmë të mësuar me ritmin e lojës, më shumë se pesë muaj pas ndeshjeve të fundit, dhe vetëm me stërvitje të buta në tapet. Nëse, në të vërtetë, periudha e krizës shëndetësore do zvogëlohet me mundësinë e rikthimit në punë tashmë në fillim të korrikut, kjo sponsorizon finalet e kupës së Francës deri në Gusht. PSG po konkurron për të dy trofetë ndërsa Lyon është në dyert e gjykatës për një vend në Europa Legue… më mirë se asgjë, por një kufizim i dukshëm në pritshmëritë e ekipeve.

Edhe nëse të gjitha ligat do të vendosnin të hiqnin dorë nga sezoni, futbolli francez  i cili caktoi fillimin e sezonit të ri për në fund të gushtit, do të humbiste. Në fakt, Franca është eksportuesi i dytë në botë dhe i pari në Evropë, i lojtarëve. Me një sistem të paralizuar, pa të ardhura nga TV, me sponsorë në arrati dhe stadiume boshe, nuk do të kishte kapital për të investuar në treg.

Lexo edhe :  Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Klubet franceze gjithashtu do të humbnin çdo fitim kapitali nga “talenti i bërë” në shtëpi. Për të mos përmendur që në rast se Ligue 1 mbetet “loë cost” dhe pa futboll, klubet e tjera do të shkonin më lehtë duke “peshkuar” në ato kampionate në të cilat ata vazhdojnë të luajnë.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV